FOTOT/ Një histori e re dashurie pas ndarjes me biznesmenin? Fjolla Morina tregon unazën me diamant

14 Qershor 2022, 14:44Lifestyle TEMA

FOTOT/ Një histori e re dashurie pas ndarjes me biznesmenin? Fjolla Morina

Prej disa kohësh Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, e kjo për shkak të jetës së saj private. Teksa dukej se gjithçka po shkonte mirë në martesën e saj me biznesmenin e njohur, Fisnik Syla, ata zbuluan se janë ndarë.

Pas postimeve të ndryshme në rrjetet sociale ku ata të dy herë pas here thumbonin njëri-tjetrin, Fjolla tashmë kthen gjithë vëmendjen nga vetja me foto apo video provokuese.


Por kësaj radhe, këngëtarja ka bërë një postim në “Instastory” ku ka nxitur dyshimet te ndjekësit e saj se mund të ketë marrë një propozim për martesë.


Morina ka publikuar imazhe të dorës së saj ku vëmendjen e merr menjëherë unaza e madhe me diamant, e vendosur në gishtin e martesës.

Ajo ka vendosur që të mos shkruaj asgjë krahas këtyre pamjeve, por me këtë postim ka bërë lëmsh fansat e saj. Unaza mund të jetë edhe thjesht një dhuratë, por gjithsesi na mbetet të presim për një sqarim nga vetë ajo.

 

 

 

 

1 Komente

  1. S
    Sederina e vizatuar

    Fjolle i shkon jeta.Gjeti Pune dhe ortak te ri,morì parapagesen ne forme "unaze diamanti".Ashtu Sic ortaku me par ,morì nje ortakeshe te re .Mos harroni te beni darle *martese" atje ku do te shkoni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje