‘S’dua të vdes’, këngëtari publikon rrëfimin te psikologu kur mësoi se kishte kancer

14 Qershor 2022, 11:28Lifestyle TEMA

‘S’dua të vdes’, këngëtari publikon

“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë”.

Këto janë fjalët që Fedez, mes të qarash, i drejton psikologut në ditën kur zbuloi se kishte kancer në pankreas. Ka qenë vetë artisti që e ka publikuar audion në Story-n e profilit të tij në Instagram.

"Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer në pankreas”, -shkruan Fedez. “Po qaj! Qaj nga dhimbja dhe gëzimi. Një mendim i vetëm mund të më shkatërronte më shumë se frika e vdekjes: të mos më kujtojnë fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nëse e gjithë kjo ishte vërtet një mësim për mua. Sepse qenia njerëzore priret të lëvizë para, të harrojë. Dhe unë nuk dua! Nuk dua të harroj se gjërat e rëndësishme, nuk janë gjëra. Mbajeni atë dritare gjithmonë të hapur. Me zemër."

Më pas, reperi flet edhe për gruan e tij, Chiara Ferragni, duke i drejtuar fjalët:

“Dhe pastaj je ti që duhej të ishe më e forta nga të gjithë!”

Në fund, Fedez shton se nuk i intereson si njerëzit do t’i marrin këto fjalë të tij, ai dëshiron vetëm që çdokush që gjendet në një situatë të tillë ta dijë se është normale të përjetosh ndjesi të tilla dhe se nuk është vetëm në gjithë këtë.

 

Lini një Përgjigje