Del në skenë ‘tradhtarja’, kush u bë shkak i divorcit Pique - Shakira

13 Qershor 2022, 14:34Lifestyle TEMA

Del në skenë ‘tradhtarja’, kush u bë shkak i divorcit

Ndarja e shumëpërfolur e Gerard Pique dhe Shakira-s, tashmë ka edhe një “viktimë” të supozuar që është vajza me të cilën Pique ka tradhtuar Shakira-n. Lajmet e bujshme për tradhtinë e futbollistit kanë vijuar gjatë këtyre ditëve në pothuaj të gjitha mediat ndërkombëtare, mirëpo vajza e supozuar si e dashura e tij, më në fund ka dalë në skenë.

Në një telefonatë 15-minutëshe, vajza me inicialet CM foli për emisionin “Telecinco” dhe përmes tij kërkoi publikisht që ta lënë të qetë, sepse ajo as që e njeh futbollistin e jo më të ketë krijuar një lidhje me të.

“Gerard Pique -n nuk e njoh fare. Jam lidhur me këtë histori fare pa shkak, vetëm sepse i ngjaj përshkrimit të vajzës së supozuar. Ma kanë vendosur këtë rol duke përfituar nga fakti se nuk kam shoqëri”,- ka thënë CM duke theksuar se nuk e njeh futbollistin.

“Të lutem, më lër të qetë. Njerëzit po më shajnë për gjëra që nuk i kam bërë, por çdo gjë që faturohet me emrin tim do të përballet me padi… E gjithë kjo, mendoj se po ndodh ngaqë ata kanë nevojë për dikë që të heqin vëmendjen dhe t’i ngatërrojë të gjithë, edhe pse, sa më kanë thënë, vajza e vërtetë do të dalë së shpejti. Shpresoj të jetë kështu, që të më lënë të qetë të studioj me qetësi (kam provimet përfundimtare). Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

1 Komente

  1. B
    Bato

    Po re ne dore te dobiceve te medias nuk u shton dot aq lehte sa Mendon. Zgjyrat do I nxjerrin finding duke perdorur shprehjen, "dyshohet", se me kete ste kap ligji.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje