
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-ve, dhe shkak është bërë një çift i cili ishte duke bërë seks ndërsa ecnin me makinë.
Siç raportohet nga lajmet e zonës “Abc Local 10”, në fakt shpërqendrimi i shkaktuar nga marrëdhëniet seksuale do të ishin shkaku i përplasjes mes një fuoristrade Nissan dhe dikujt që drejtonte një furgon të kompanisë FedEx. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të pasdites në cep të bulevardit “Oqeani Verior” dhe rrugës 19.
Sipas zyrtarëve të “Fort Lauderdale Fire Rescue” që shpëtuan gruan në bordin e SUV-së, ajo po i bënte seks oral burrit në timon. Në atë moment shoferi pushtoi korsinë e kundërt dhe më pas u përplas me furgonin FedEx, në të cilin ndodheshin dy persona.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar rëndë. Punonjësit e kompanisë së transportit dhe gruaja kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, drejtuesi i Nissan-it një plagë në pjesën e ijeve.
Megjithatë, për dy automjetet ishte shumë më keq. Dëmi i pësuar është i madh. Në aksident, pjesa e përparme e Nissan SUV shkoi poshtë asaj të furgonit FedEx. Një aksident i cili fatmirësisht çoi në aktivizimin e të gjithë airbag-ëve në të dyja automjetet.
Ndërkohë, “ABC Local 10” raporton se nuk dihet ende nëse protagonistët e aksidentit janë sanksionuar apo jo nga policia. Ajo që ndodhi në Florida nuk është e para e këtij lloji. Sipas një studimi të studentëve nga Universiteti i Dakotës së Jugut, 33% e djemve dhe 9% e vajzave u përfshinë në aktivitete seksuale gjatë vozitjes.
Dhe disa prej tyre pranuan se këto akte çuan në aksidente trafiku teksa drejtonin makinat e tyre. Disa aksidente pastaj përfunduan në tragjedi. Vitin e kaluar, një burrë nga San Jose, Kaliforni vrau një grua dhe plagosi dy persona. Në vitin 2015, po në Florida, një shofer goditi për vdekje një çiklist.
No sense this news dude , is nothing, wtf u sending