"Prindërit e mi nuk kishin mundësi, më blenë një palë atlete kineze...", Alketa Vejsiu tregon momentin më të trishtë: Si u dogjën paratë e një viti pune

14 Qershor 2022, 11:25Lifestyle TEMA

"Prindërit e mi nuk kishin mundësi, më blenë një

Alketa Vejsiu ka rrëfyer një ndër momentet më të trishta të jetës së saj. Para fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan”, Alketa tregoi se kur ishte e vogël prindërit i bënë dhuratë një palë atlete kineze, por pas larjes ata i vendosën ato në sobën me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje.

Moderatorja tha se atletet ishin puna e një viti edhe u dogjën duke dhënë më pas edhe një mesazh shumë domethenës. “Unë kur kam qenë e vogël, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi, kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru që të thaheshin dhe i harruan atje.

Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën”, tregoi Alketa.

 

2 Komente

  1. F
    Fat kurvash

    Ja kështu edhe Alketa. Paska qënë e varfër dikur si gjithë dynjaja. Por më vonë kur u rrit, kërkonte të gjente burrë me lekë, e nuk e kishte problem nëse ishte drogaxhi apo jo. Madje i propozoi edhe dikujt nga Kuçova por ai e refuzoi. Ai nuk ishte budalla, se e dinte që do bëhej thjesht bankomati i Alketës. Alketa ka mbaruar ekonomikun me mesatare 5. Ngelte nëpër provime dhe i merrte pastaj me mik e me lek.

    Përgjigjjuni
    1. g
      goni

      rregulloi dhe hunden rruges ishte qe ishte ,kuptohet me leket e djerses se saj ,Orion Construction nuk hyn fare ketu ...lot lot

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje