Si u përdorën miliona dollarët e gjeneruara nga hiti i Shakirës “Waka Waka”? FIFA në qendër të hetimit!

10 Shtator 2025, 15:51Lifestyle TEMA
Si u përdorën miliona dollarët e gjeneruara nga hiti i

15 vjet pas Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kënga “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës vazhdon të tërheqë vëmendjen. Së fundmi, një hetim ka zbuluar dyshime për mënyrën se si janë përdorur të ardhurat nga kjo këngë.

FIFA ka marrë rreth 8 milionë euro nga të drejtat e autorit të këngës përmes Sony Music, të cilat ishin parashikuar të shpërndaheshin tek organizatat bamirëse të përzgjedhura nga Shakira dhe grupi Freshlyground, që ka marrë pjesë në këngë. Megjithatë, përfaqësues të këngëtarëve dhe Sony Music thonë se nuk kanë informacion të qartë se si FIFA i ka përdorur këto fonde.

Sipas raportit, të ardhurat nga kënga janë përdorur për ndërtimin e qendrave sportive në disa vende afrikane, përmes një shoqate bamirësie që u mbyll në vitin 2014. FIFA ka deklaruar se vazhdon të investojë në këto objekte sportive përmes të ardhurave nga të drejtat e autorit, pa dhënë detaje për shumën e saktë.

Ky hetim ka ngjallur shqetësime mbi transparencën dhe menaxhimin e fondeve të destinuara për bamirësi nga një nga këngët më të suksesshme të Kupës së Botës./ E.K

Burim: The Times

Lini një Përgjigje