“Të presësh damarët…”, Ronela u kryqëzua për Eurovision-in, por çfarë mendon ish partneri Young Zerka për performancën e saj?

5 Qershor 2022, 10:32Lifestyle TEMA

“Të presësh damarët…”, Ronela u kryqëzua

Këngëtari Donald Najtellari, i njohur si Young Zerka ka folur për herë të parë për performancën e ish-të dashurës së tij, Ronela Hajati në Eurovizion. 

Në një intervistë për "Mirage", Zerka është pyetur se si i është dukur performanca e Ronelës në Eurovizion. Këngëtari nuk ka preferuar të jap shumë detaje, por tha se i është bërë qejfi që një këngë e tillë shkoi në festivalin europian.

“Shumë mirë. Mu bë qejfi shumë sepse hera e parë që po shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë “pre damarët”, i kemi pak qejf ne shqiptarët këto gjëra.

Secili ka opinionin e vet por mu bë shumë qejfi që pashë një këngë ritmike në Eurovision. -u shpreh Zerka, ndërsa nuk është ndalur për të folur për komentet e publikut ndaj Ronelës duke u shprehur që secili ka opinionet e veta.

 

1 Komente

  1. @
    @

    Ne eurovizion ka pasur gjithmone kenge ritmike,o kengetunar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje