Grimierja Klea Rama, e cila transformoi’ Parashqevi Simakun, në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, rrëfeu bisedën që pati me artisten shqiptare.
Ajo zbuloi se Parsshqevisë i pëlqeu shumë ‘look-u’ i saj, ndërsa shtoi se këngëtarja fliste me shumë nostalgji për të kaluarën e saj artistike.
“Çdo gjë ndodhi shumë spontane. Më erdhi ftesë nga Elton Ilirjani, i cili ishte i shoqëruar nga Elvira. Emocioni ishte shumë unik. Të grimoja divën e muzikës shqiptare ishte emocion i dyfishtë për mua. Jo vetëm po punoja, por kisha kënaqësinë ta dëgjoja në një performancë ‘live’ ndryshe. Ishte diçka shumë e veçantë dhe më ka përcjellë energji shumë pozitive, ishte një zonjë që përcillte shumë pozitivitet. Ajo fliste shqip, si ti vinte më mbare. Fliste edhe shqip edhe anglisht.
Unë di aq sa di publiku. Parashqevia fliste shumë me nostalgji për të kaluarën e saj artistike. Sapo mori vesh që isha shkodrane, filloi të më përmendte emra të njohur të artit në Shkodër. Unë përtej kësaj kam folur më tepër për punën time. Përgjigja e saj ishte… ideja është të rikrijonim ‘look-un’ që ka pasur. Mbeti shumë e kënaqur, gati u përlot. Iu duk sikur iu rikthyer Parashqevia e vjetër. “, u shpreh Klea Rama.
Ja që nuk gabova aspak kur në një koment timin parashikova një SHT2-sh për zonjën këngëtare të lënë rrugëve për shumë kohë. Unë do të isha idioti më i madh nëse në një të ardhme të afërt nuk shohim Taulant Ballën të zbres nga avioni i shoqëruar nga Parashqevi Simaku. Dhe po ashtu, kur ajo të pritet në takime të posaçme nga Erjon Veliaj dhe Elisa Spiropali. Nuk di vetëm nëse do mbajë fjalim në Parlament apo jo. Për të gjitha këto janë gati të vë bast se do të ndodhin.
kto jan lajme jo kot ptyyyy fare e keqe populli do pune buke per femijet jo grimin e parashqevis qe nuk i ra ne mend per nane e babe per dy dekada
Pse jo me Jozefinen.Edhe ajo eshte shpirtmire si Tulanti
na çate karin me gjithe Parashqevine