Vajza 7-vjeçare bie në koma pas një sfide të rrezikshme në TikTok

19 Mars 2025, 09:10Lifestyle TEMA
Vajza 7-vjeçare bie në koma pas një sfide të rrezikshme

Një vajzë 7-vjeçare nga Missouri, Scarlett Selby, ra në koma pasi një lodër NeeDoh shpërtheu dhe i shkaktoi djegie të rënda në fytyrë dhe gjoks. Ajo po përpiqej të realizonte një sfidë të rrezikshme të përhapur në TikTok dhe YouTube, ku lodra ngrinte dhe më pas ngrohej në mikrovalë.

Pasi lodra shpërtheu, Scarlett u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët e vendosën në koma të induktuar për tre ditë, nga frika se djegiet mund të bllokonin rrugët e saj të frymëmarrjes. Vajza qëndroi një javë në spital dhe ka ende shenja të thella, që mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale në të ardhmen.

Prindërit e saj po paralajmërojnë familjet e tjera për rrezikun e lodrës dhe sfidave virale, ndërsa prodhuesi Schylling Toys ende nuk ka reaguar. TikTok ka rregulla kundër sfidave të rrezikshme, por raste të ngjashme vazhdojnë të ndodhin.

1 Komente

  1. D
    DMJ

    Nuk eshte faji i vajzes 7 vjecare ketu!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje