Një incident dramatik i ndodhur në Queensland të Australisë është bërë sot kryelajm në mediat ndërkombëtare, pasi një parashutist mbeti i varur në bishtin e avionit pasi parashuta e tij u ngatërrua në ajër.
Sipas ATSB (Australian Transport Safety Bureau), ngjarja ndodhi më 20 shtator 2025, por pamjet u publikuan vetëm tani. Parashutisti po kryente një hedhje rutinë nga një avion Cessna Caravan, kur papritur parashuta rezervë u aktivizua pa dashje dhe u kap tek stabilizatori horizontal i avionit, duke e lënë të varur rreth 15,000 këmbë mbi tokë.
Në videon e publikuar, ai shihet duke luftuar për jetën e tij, ndërsa avioni vazhdon të fluturojë. Në një moment ekstrem, parashutisti nxjerr një thikë speciale dhe nis të presë linjat e parashutës për t’u çliruar.
Pas sekondave të frikshme, ai arrin të lirohet dhe hap një parashutë tjetër, duke zbritur në tokë me vetëm lëndime të lehta. Piloti ndërkohë u detyrua të ulte avionin me urgjencë, pasi dëmtimi në bisht ishte i konsiderueshëm.
Lini një Përgjigje