Kapet në mes të xhirimeve: Aktorja e filmave për të rritur përballet me 15 vite burg në Bali!

11 Dhjetor 2025, 12:25Lifestyle TEMA
Kapet në mes të xhirimeve: Aktorja e filmave për të rritur

Ylli i filmave për të rritur Bonnie Blue (emri i vërtetë Tia Billinger) rrezikon deri në 15 vite burg pasi u arrestua në Bali, ku autoritetet indoneziane dyshojnë se ajo ka filmuar përmbajtje pornografike në kundërshtim me ligjet e rrepta të vendit.

Arrestimi në mesin e turistëve australianë dhe britanikë
Blue, 26 vjeçarja nga Nottingham, kishte udhëtuar në Bali gjatë “javës së Schoolies”, një periudhë festive njëjavore ku të rinjtë australianë të sapodiplomuar udhëtojnë për të festuar përfundimin e provimeve. Ajo udhëtonte me një autobus të njohur si “BangBus”, i lidhur shpesh me përmbajtje për të rritur.

Sipas autoriteteve, në një klub nate ajo dyshohet se u ka kërkuar meshkujve të ndryshëm të kryenin marrëdhënie me të për qëllime filmimi – veprim që bie ndesh me ligjet indoneziane kundër pornografisë.

Ligje të hekurt në Indonezi
Indonezia, vend me shumicë myslimane, e ndalon rreptësisht prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve pornografike. Dënimi maksimal për shkelësit arrin deri në: 15 vite burg  ose Gjoba deri në 6 miliardë rupi (rreth 270,000 £)

Blue u arrestua së bashku me disa turistë australianë dhe britanikë të moshave 19–40 vjeç. Ndërkohë që ata nuk mbahen në paraburgim, autoritetet u kanë konfiskuar pasaportat, duke i lënë të bllokuar në ishullin turistik.

Blue është liruar përkohësisht, por ende pa pasaportë dhe pritet të merret sërish në pyetje ditët e ardhshme. Nuk është e qartë nëse të arrestuarit do të përballen me akuza penale, apo nëse mund të dëbohen thjesht nga vendi.


Bonnie Blue u bë virale në vitin 2024, kur deklaroi se kishte kryer marrëdhënie me mbi 1,000 burra brenda 12 orësh, një pretendim që i dha famë, por edhe kritika të shumta.

Ajo është akuzuar më parë se ftonte meshkuj të rinj e të papërvojë për të krijuar përmbajtje për të rritur pa pagesë, gjë që kritikët e quajtën sjellje grabitqare dhe një mënyrë për të përforcuar ideologji mizogjiniste në industrinë e pornografisë.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Aman edhe Indonezianët nuk kanë punë tjetër por merren me një k...

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Tashti bej filma ne burg

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje