Hermès ka surprizuar publikun me aksesorin më të pazakontë të këtij viti: fashat prej lëkure me çmim 200 dollarë. Produkti, i prodhuar në Francë, vjen si një kombinim mes luksit dhe përditshmërisë, një stil tipik për shtëpinë prestigjioze të modës.
Fashat mbajnë logon ikonike “H” dhe vijnë në disa ngjyra, si e verdhë, e kuqe dhe bezhë. Sipas Hermès, ideja është që edhe sendet më të thjeshta të kthehen në momente luksi.
Menjëherë pas prezantimit, rrjetet sociale janë ndezur me komente të shumta: një pjesë e njerëzve e quajnë produktin “çmenduri totale”, ndërsa të tjerë e shohin si një detaj interesant dhe super të rafinuar.
Një gjë është e sigurt: Hermès edhe një herë ka arritur të hapë debat për çmimet marramendëse dhe konceptin e luksit modern.
Edhe leukoplast prej lekure nuk kishim degjuar. Nivel i ri tangerlliku.
Posi ore. Do blejmë leukoplast 200 dollarë, se osht prej Fronse.