Kuzhina italiane është zyrtarisht gastronomia e parë në botë që shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO. Ky vlerësim i rëndësishëm i jep Italisë një armë të fortë për të mbrojtur traditën e saj kulinare nga imitimet dhe keqpërdorimet.
Lajmin e konfirmoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila e quajti këtë arritje një nder për identitetin dhe kulturën italiane. Vendimi vjen në fund të një fushate trevjeçare të Ministrisë së Bujqësisë, që synonte të mbrojë mënyrën tradicionale të kultivimit, korrjes, gatimit dhe shërbimit të ushqimit italian.
Në propozimin zyrtar, Pier Luigi Petrillo thekson se gatimi në Itali nuk është thjesht për të ushqyer trupin, por një ritual i përditshëm i pasur me histori, simbolikë dhe teknikë.
Italia prej vitesh lufton kundër fenomenit të “ushqimit italian të falsifikuar”, një problem që përfshin produkte joautentike, etiketa mashtruese dhe përdorimin e emrave që tingëllojnë italisht. Shteti ka ndërmarrë hapa edhe kundër prodhimit të vajit të ullirit të rremë dhe produkteve që përpiqen të shiten si italiane pa qenë të tilla.
Ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, e përshëndeti vendimin e UNESCO-s duke theksuar se ai do të ndihmojë në ruajtjen e traditës dhe në rritjen e vlerës së produkteve dhe territorit italian.
Italia ka dhënë edhe më parë kontribute të rëndësishme në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale, si: artin e kambanës manuale (2024), këndimin operistik (2023), kërkimin e tartufit (2019), përgatitjen e picave napolitane (2017), si dhe ceremonitë e strukturave procesionale të mbajtura mbi shpatulla (2013).
Keto vetem pica e makarona din te bejne ..sa fallco turp PerZotin
O Lani, guzhina italiane është fantastike, përbëhet nga 1600 asortimente, po ti qënke një rrotë kari që ke jetuar shpellave . Restorantet italiane janë të famëshme në të gjithë botën . Në çdo konkurs ndërkombëtar guzhinjerët italiane okupojnë 5-6 vëndet e para . Ti një copë injorant, na korrigjoke UNESK-on , po pse me hatër e paskan mbajtur Italinë ?
Fitojne ne cdo konkurs nderkombetar? Pordhe me rigon. Ne kampionatin boteror me te njohur ne bote te gatimit, "World Cooking Contest", fituesit e 5 viteve te fundit kane qene: 2 francezë, 2 danezë dhe 1 amerikan. Asnje pepino. Nuk po them qe pepinot nuk kane ushqim te shijshem po makaronat dhe picat dine t'i bejne edhe gjyshet e shtepive.
Lani injoranca nuk eshte argument thote karoministri yne Ramazon
Kur të shajnë edhe ata që janë rritur me bukë kallamoq,dmth se je në rregull nga guzhina dhe gastronomia,
Ska mbetur mut pa hyre ne Unesko. Vitin tjeter do shpallet pasuri edhe tava me kos dhe japraket.
Viva L'Italia
Po kur u shpall pasuri e UNESCO-s edhe pitja afgane e qelbur me mut dhe supa e dhjere marokene, pse mos shpallen makaronat e nonave italiane? Vitin tjeter te aplikoje i gjati jone per byrekun me qepe.
Me të drejtë , duhet ta fitonte Shqiperia me Tav Dheu , po nuk ka drejtësi thuaj .