Një 22-vjeçare në Spanjë është pushuar nga puna për shkak se paraqitej çdo ditë rreth 40 minuta para nisjes zyrtare të turnit, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga kompania që kjo praktikë të ndalej.
Sipas dokumenteve gjyqësore raporton The Sun, kontrata e saj përcaktonte fillimin e punës në orën 07:30, ndërsa punonjësja mbërrinte vazhdimisht midis 06:45–07:00. Ajo ishte paralajmëruar disa herë, si me gojë ashtu edhe me shkrim, të respektonte orarin, por e vijoi sjelljen për 19 ditë të tjera radhazi.
Punëdhënësi argumentoi se ardhjet e saj të parakohshme nuk konsideroheshin punë reale, pasi në atë orar nuk kishte detyra operative dhe ajo madje regjistrohej në aplikacionin e kompanisë para se të ishte fizikisht në zyrë. Kompania e cilësoi këtë si shkelje të besnikërisë dhe mosbindje ndaj rregullave të brendshme.
22-vjeçarja e kundërshtoi pushimin dhe çështja shkoi në Gjykatën Sociale të Alicante-s, e cila vendosi në favor të punëdhënësit. Sipas gjykatës, problemi nuk ishte “tepër-përpikmëria”, por refuzimi i vazhdueshëm për t’iu bindur rregullave, çka përbën shkelje të rëndë sipas Nenit 54 të Statutit të Punëtorëve në Spanjë.
Vendimi ka ngjallur diskutime, pasi rasti është i rrallë: zakonisht punonjësit penalizohen për vonesë, jo për ardhje para kohe, por gjykata konkludoi se rregullat e kompanisë janë detyrim ligjor që punonjësi duhet t’i zbatojë.
Burimi: The Sun
Qejfe qejfe kjo dynja qejfi qejfit nuk i n'gja! Epo sduhet me e krrujt shume me punedhenisin rregullat jane bere per tu zbatuar,sidomos politika e ndermarrjes ku punon.Nqs nuk te pelqen largohu dhe shko puno diku tjeter,atje ku ti gjen vetveten.
Dhe une kujtova se rregullat ishin bere duke patur parasysh mireqenien mendore e fizike te te punesuarve..
Sa bukur e keni përkthyer aman. Kjo tipja vinte më herët dhe kërkonte të paguhej ama. Ai ishte problemi i vërtetë, jo se pinte kafe poshtë te puna plak. Në fund të muajit kjo shtonte artificialisht "orë pune" kur zyrat as nuk ishin hapur.
Mut me shurre