Një histori thellësisht prekëse ka bërë xhiron e botës dhe është pasqyruar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare, duke kthyer në simbol shprese një veteran lufte 88-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara.
Ed Bambas, banor i Brighton, Michigan, shërbeu për vite me radhë në ushtrinë amerikane dhe më pas punoi në industrinë automobilistike, duke besuar se pensioni do t’i siguronte një pleqëri të qetë. Por gjithçka u përmbys pas falimentimit të General Motors në vitin 2009, kur mijëra ish-punonjës, përfshirë edhe Bambas, humbën fondet e pensionit dhe sigurimin shëndetësor.
Situata u bë edhe më e rëndë kur bashkëshortja e tij, Joan, u sëmur rëndë. Pa mbështetje financiare, Bambas u detyrua të shiste shtëpinë për të përballuar shpenzimet mjekësore. Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes në vitin 2018, ai mbeti i vetëm dhe, pavarësisht moshës, u rikthye në punë me kohë të plotë për të mbijetuar.
Historia e tij u bë virale në rrjetet sociale dhe preku edhe influencuesin australian Sam Weidenhofer, i cili e takoi veteranin në vendin e punës dhe vendosi të hapë një fushatë GoFundMe. Ajo që nisi si një thirrje e thjeshtë për ndihmë, u kthye në një reagim global solidariteti.

Më 6 dhjetor, në një ceremoni emocionale në Michigan, Bambas mori një çek gjigant me vlerë 1.77 milionë dollarë, një nga shumat më të mëdha individuale të mbledhura ndonjëherë përmes GoFundMe. I përlotur, veterani falënderoi njerëzit nga e gjithë bota që i rikthyen dinjitetin dhe shpresën për një jetë më të qetë.
Historia e Ed Bambas është tashmë një dëshmi e fuqisë së solidaritetit njerëzor dhe e faktit se një akt i vogël mirësie mund të ndryshojë një jetë të tërë./ Burimi: People.com
Neser fillo gjithe bota me hap Go Fund Me,kot,ose i kane hap.Keto lajme me perralla morin n'qafe njerzit.O burra, me hap Go Fund Me.