VIDEO/ AksidentI i frikshëm: makina “fluturoi” me 320 km/h

8 Janar 2023, 10:20Lifestyle TEMA

 

VIDEO/ AksidentI i frikshëm: makina “fluturoi” me 320 km/h

Vdekja e shoferit të makinës Sam Fenech në një garë sketerre ka shkaktuar tronditje në Australi kur makina e tij “fluturoi” me 320 km/h.

Video nga gara në lindje të Brisbane tregon makinën e drejtuar nga Fenech duke dalë jashtë pistës, duke goditur gardhin dhe duke përfunduar plotësisht e shpërbërë jashtë pistës.

Mjerisht, vdekja për Fenech, një nga shoferët më të njohur të Australisë, ishte e menjëhershme.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 (koha australiane) të shtunën në atë që doli të ishte gara e fundit e Fenech.

Fenech po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle po ngiste një Ford Mustang.

Vdekjen e shoferit e kanë bërë të ditur organizatorët e garës “The Ëilloëbank Raceëay” me postimin e tyre në rrjetet sociale:

“Me pikëllim të madh njoftojmë se shoferi i Fabietti Racing Doorslammer, Sam Fenech, iu nënshtrua lëndimeve gjatë garës dhe ndërroi jetë. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.

Fenech u përfshi gjithashtu në një aksident në vitin 2019 në Sydney, kur Chevy Camaro që po drejtonte goditi gomat mbrojtëse.

 

 

2 Komente

  1. V
    Video Spektakolare pasha Zotin

    duhet bo menjiher ne Shqipni nji gjo e till me u bo VIP

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi.

      Po te ishte Saleh Ram Bin Ajatollah Reza Pahlevi Berisha ne timon, asgja sun do kish bo vaki.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje