Video/ Djali i Donald Trump përballë kampionit të sumos, pamjet bëhen virale në rrjet

4 Shtator 2025, 10:53Lifestyle TEMA
Video/ Djali i Donald Trump përballë kampionit të sumos, pamjet

Eric Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka marrë vëmendjen e mediave botërore pas një përballjeje joformale me një kampion të sumos gjatë vizitës së tij në Japoni.

41-vjeçari ndodhej në Tokio për një takim me aksionarët e kompanisë japoneze Metaplanet, e cila merret me bitcoin. Por përveç angazhimeve të tij zyrtare, ai ka vendosur të provojë edhe një pjesë të kulturës japoneze, duke hyrë në ringun e sumos.

Në pamjet që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, shihet Eric Trump teksa përballet me një Yokozuna, titulli më i lartë në sportin e sumos. Tentativa e tij për ta shtyrë kundërshtarin jashtë ringut përfundoi me një skenë argëtuese: kampioni e ngriti dhe e hodhi me lehtësi jashtë.

Eric e mori humbjen me sportivitet, duke qeshur dhe duke e quajtur eksperiencën një “nder të madh”. Videoja e ndeshjes ekspozuese ka mbledhur miliona shikime dhe ka shkaktuar reagime të shumta, nga batutat deri te komentet pozitive për guximin e tij për t’u përballur me një kampion të tillë./ E.K
Burimi:New York Post

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta TemA (@gazeta.tema)