Dikur konkurronin për Miss, videoja e hershme me disa nga vajzat e showbizit bën xhiron e rrjetit

3 Shtator 2025, 12:37Lifestyle TEMA
Dikur konkurronin për Miss, videoja e hershme me disa nga vajzat e

Para më shumë se dy dekadash, konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria 2001” grumbulloi vajza të reja nga e gjithë Shqipëria, duke sjellë një garë të fortë për titullin e saj të famshëm. Sot, një video nga ai event po qarkullon fuqishëm në rrjetet sociale, duke rikthyer nostalgjinë e asaj kohe.

Mes konkurrenteve dallohen emra që sot njihen gjerësisht në muzikë dhe media. Prezantuesja Liberta Spahiu, e njohur sot për karrierën e saj në televizion në Kosovë, shihet në të njëjtat hapa të para publike.

Modelja Drenusha Latifi, e cila sapo kishte nisur rrugëtimin e saj, dhe Anxhela Peristeri, e cila më vonë përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision dhe u bë një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, janë gjithashtu pjesë e pamjeve të rikthyera. Madje, prezantuesja Albana Osmani shfaqet në video, duke na rikujtuar se edhe ajo nisi karrierën e saj të suksesshme përmes këtij konkursi./E.K



3 Komente

  1. T
    Tunxhi Kristalit

    1 dekadë=me 10 vjet! Që nga 2001 janë 2 dekada e 1/2. Tung!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Ke harruar ate te TV-se, Anjeza Maja.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Origjinale dhe te sinqerta

        Na ishte njëherë bukuria natyrale.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje