FOTO/ Brenda dasmës si në përralla të Princeshës së Lihtejnshtajnit

2 Shtator 2025, 13:42Lifestyle TEMA
FOTO/ Brenda dasmës si në përralla të Princeshës

Një nga ngjarjet më të komentuara në botën aristokratike europiane këtë fundjavë ishte martesa e Princeshës së Lihtenshtajnit, Marie Caroline. Ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me menaxherin e investimeve, Leopold Maduro Vollmer.

Sipas mediave të huaja, ceremonia u zhvillua të shtunën në Katedralen e Shën Florianit në Vaduz, duke tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane dhe europiane.

27-vjeçarja, mbesa e Princit Hans-Adam II, u përshkrua nga tabloidi zviceran “Blick” si “princesha më e pasur e Evropës”, falë pasurisë së konsiderueshme të familjes mbretërore të Lihtenshtajnit. Në një atmosferë solemne e madhështore, Princesha kurorëzoi dashurinë e saj me 34-vjeçarin Vollmer, një profesionist i financave me origjinë nga Venezuela.

Pas ceremonisë fetare, festimi vazhdoi në një pritje luksoze në rezidencën e familjes princërore, duke mbledhur të ftuar të shumtë nga bota e aristokracisë dhe e biznesit.
Shtëpia mbretërore e Lihtenshtajnit konsiderohet një nga më të pasurat në Evropë, me pasuri të trashëguara ndër shekuj që përfshijnë prona të gjera, pylltari dhe aksione në institucione bankare./ E.K

Burimi: People

Lini një Përgjigje