'Një pasagjer i papritur': Burri gjen gjarprin më helmues në Evropë në makinën e tij

2 Shtator 2025, 11:33Lifestyle TEMA

Një ngjarje e pazakontë ndodhi së fundmi në qytetin kroat të Bujes, ku pronari i një makine “Dacia” zbuloi një “pasagjer” të papritur brenda makinës së tij. Bëhet fjalë për gjarprin më helmues të Evropës, Vipera ammodytes, i njohur ndryshe si poskok.

Sipas raportimeve të gazetës kroate Jutarnji List, pronari gjeti gjarprin kur hapi derën e makinës dhe menjëherë kontaktuar zjarrfikësit, të cilët e larguan me kujdes pa e dëmtuar.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Zagrebit, Ivan Cizelj, konfirmoi se bëhet fjalë për poskokun dhe shtoi se është shumë e mundshme që ai të ketë hyrë në makinë rastësisht. Eksperti theksoi gjithashtu se kjo specie është e zakonshme në zonat rurale të Kroacisë dhe është përgjegjëse për shumicën e kafshimeve nga gjarpërinj në vend./ E.K

'Një pasagjer i papritur': Burri gjen gjarprin më helmues

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Gjarpëri poskok,si emërtim sllav ndërsa na shqiptarët i themi gjarpëri I gurit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje