FOTOT/ Brenda shtëpisë së re të Brad Pitt, aktori blen vilën luksoze në Hollywood Hills

3 Shtator 2025, 09:35Lifestyle TEMA
FOTOT/ Brenda shtëpisë së re të Brad Pitt, aktori blen

Aktori i njohur Brad Pitt ka blerë një super vilë në Hollywood Hills, Kaliforni, me një histori interesante dhe masa të shtuara sigurie. Lajmi u konfirmua të martën nga “The Post”.

Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka gjithçka që mund të ëndërrojë një yll i Hollywood-it: 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë, vend për zjarr në ambient të jashtëm, kinema brenda në shtëpi, dhe kopsht me perime të freskëta.

Brad Pitt, i cili është 61 vjeç, e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning, dhe bashkëshortja e tij, Emilie.

Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe më pas e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë, por Pitt e siguroi për 12 milionë. Vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor.

Ndërtuar fillimisht në vitin 1989, ajo ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe emra të njohur si Orlando Bloom dhe Ben Affleck./ E.K Burimi:New York Post

Lini një Përgjigje