Reperi i njohur amerikan Eminem do të bëhet gjysh së shpejti.
Artisti 51-vjeçar e bëri publik lajmin në një mënyrë tejet të veçantë, kur publikoi videoklipin e këngës së tij të re, “Temporary”, e cila i kushtohet vajzës së tij, Hailie Jade.
Videoja përfshin montazhin e disa klipeve të jetës së Eminemit dhe vajzës së tij përgjatë viteve, përfshi edhe momentin kur e bija i dhuron një fanelë sportive me mbishkrimin “Gjyshi 1” në pjesën e pasme.
Hailie, e cila është e njohur edhe si influencer në mediat sociale, e konfirmoi lajmin në një postim në rrjetin “Instagram”, bashkë me disa foto të sajat dhe bashkëshortit.
@gazetatema Reperi Eminem do të bëhet gjysh, e zbuloi në një mënyrë tejet të veçantë #lajmeshqip #lajmetefundit #viralvideos #viraltiktok ♬ original sound - Gazeta TemA
Lini një Përgjigje