VIDEO: Mike Tyson ngacmohet në avion nga një pasagjer, shikoni se si e pëson

21 Prill 2022, 18:19Lifestyle TEMA

VIDEO: Mike Tyson ngacmohet në avion nga një pasagjer, shikoni se si e

Mike Tyson ka goditur me grushte një person që po e bezdiste në një avion, që udhëtonte nga San Francisco në Florida.

Sipas TMZ, që ka siguruar videon, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Pasagjeri i ka folur me zë të lartë ish-kampionit të peshave të rënda në boks. 

Një dëshmitar tha për TMZ se 55-vjeçari Tyson i kishte kërkuar këtij personi që ta linte të qetë.

Pasi pasagjeri nuk ndaloi së foluri me ton të ngritur, Tyson iu kthye me një seri grushtesh.

Mësohet se personi që po ngacmonte ish-boksierin Mike Tyson ishte nën efektin e drogës.

3 Komente

  1. S
    Sal Cubi

    Problemi eshte se po shkoi ne gjyq personi i sulmuar Majki humbet dhe breket. Eshte sulm i dhunshem qe denohet me burg

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baliu

      Tyson ia paska dhene barin kunder droges.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Durrsaku

        Do jet ndonje i papun qe don ti zhvasi ndonje milion.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje