Justin Bieber është përfshirë në një moment tensioni me disa paparacë që po e ndiqnin gjatë një daljeje të tij në Palm Springs. Në një video të publikuar nga TMZ, këngëtari shfaqet i irrituar sapo vëren fotografët, duke mbuluar menjëherë fytyrën dhe duke reaguar ndaj njërit prej tyre që i uroi “Mirëmëngjes”.
“Nuk është një mëngjes i mirë! Pse je këtu?”, iu kthye ai ashpër fotografit, duke e akuzuar se ishte aty vetëm për para. Bieber iu afrua më shumë fotografëve dhe përsëriste me nervozizëm: “Para, para, para…”. Ai mbuloi kamerën e njërit prej tyre për t’i penguar të xhironin dhe shtoi me zë të lartë: “Ik vëlla! Nuk të interesojnë njerëzit”.
Veshja e pazakontë e këngëtarit, me një triko të hedhur mbi njërin krah dhe pantallona të gjera që i nxirrnin të brendshmet në pah, i shtoi më shumë vëmendje incidentit.
Kjo përplasje vjen në një periudhë të turbullt për Bieberin, i cili kohët e fundit ka postuar mesazhe të çuditshme në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shqetësim pas një transmetimi live në Instagram ku u shfaq në gjendje të pazakontë.
recent video shows Justin Bieber crashing out on paparazzi pic.twitter.com/Q3BJ4ny1kd
— kira ???? (@kirawontmiss) April 9, 2025
Të gjithë para duan. Për njerëzit, paratë, janë bërë si kockat për hijenat. Është çështje mbijetese e etjes egoiste për të kapur statuse sipërore, për të hyrë në listat e miliarderëve, nuk ka rëndësi se si e në kurriz të kujt. Kafshët sociale sundohen e komandohen nga më i forti i kopesë. Njerëzit nuk shkëputen dot nga kjo prejardhje. Pse, çfarë është jeta e shthurur e bosëve të artit të të gjitha fushave? A nuk është etja për para ajo që ua siguron shthurjen? Dhe a nuk është paraja e shumtë që kanë ajo që bëhet varri i tyre, ngaqë bëhen objekt i të tjerëve që e synojnë atë status? Pse vriten artistë e të pasur të tjerë pikërisht nga ata që i mbajnë vetë afër për t'u kujdesur për shëndetin e për t'i mbrojtur prej vrasësve? Është bota e vrasjeve që e ushqen egoja shtazore.