VIDEO/ Po hidhej nga ura, artisti legjendar Jon Bon Jovi shpëton një grua nga vetëvrasja

12 Shtator 2024, 09:20Lifestyle TEMA

VIDEO/ Po hidhej nga ura, artisti legjendar Jon Bon Jovi shpëton një

Jon Bon Jovi, i njohur jo vetëm për baladat e tij ikonike që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës botërore, por edhe për gjestet e tij humane, ka kryer një tjetër akt të jashtëzakonshëm. Gjatë xhirimeve për një video muzikore në urën e Nashville, këngëtari ndërhyri në një situatë të rrezikshme për të shpëtuar një jetë raporton "La Repubblica".

Teksa po filmonte, ndihmësi i tij vuri re një grua që ishte gati të hidhej nga ura. Jon Bon Jovi iu afrua me qetësi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit qëndroi në distancë për të shmangur presionin psikologjik. Me një qetësi të admirueshme, ai e bindi gruan të rimendojë vendimin ekstrem në më pak se dy minuta.

Pasi Bon Jovi e ndihmoi të ngjitej përsëri mbi parmakë, e përqafoi për të forcuar momentin e shpëtimit. Videoja, e cila u kap nga kamerat e vëzhgimit të zonës dhe u shpërnda nga policia, u bë virale në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë anën njerëzore të superyllit.

@cnn Nashville police say rock icon Jon Bon Jovi helped persuade a woman to come to safety when he saw her standing on the ledge of a Nashville pedestrian bridge. #cnn #news #bonjovi ♬ original sound - CNN

3 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Inskenim, e gjeti kohen kjo me u hudh ne kohen e xhirimeve

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mimi

      po pra se ka nevoje per fame ky.... cope m... qe i mendon te gjithe sipas mendjes sate

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trump, never again.

        Sakte Mimi. Jo vetem nuk ka nevoje se eshte on top te grupeve per vite e vite me rradhe, por ka food bank ne disa shtete, ku ndihmon te varferit per falas. Ka restaurante ku paguan sa te kesh me vehte, restaurante per studentet etj. Fshataret ne mentalitet, nuk mund ti kuptojne keto. Kot lodhesh.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje