Departamenti i Shëndetit Publik në New Mexico ka zbuluar detaje tronditëse nga hetimi i kryer në pronën e aktorit legjendar Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, pianistja Betsy Arakawa, muaj pas ndarjes së tyre tragjike nga jeta.
Sipas raportit të publikuar së fundmi, prona e çiftit, me vlerë rreth 4 milionë dollarë, ishte e mbipopulluar nga brejtës të ngordhur dhe fole infektive, të shpërndara në disa ndërtesa ndihmëse, përfshirë garazhe, kasolle dhe automjete. Zbulimi u bë pas një vlerësimi mjedisor të kryer në muajin mars.
Shtëpia kryesore ku qëndronte çifti nuk rezultoi e prekur, por autoritetet besojnë se ekspozimi i Betsy Arakawa ndaj brejtësve ndodhi në zonat periferike të pronës. Autopsia konfirmoi se ajo kishte vdekur nga sindroma pulmonare e hantavirusit (HPS), një sëmundje vdekjeprurëse që përhapet nga urina, jashtëqitja dhe pështyma e brejtësve të infektuar.
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa u gjetën të vdekur së bashku me një qenin në shtëpinë e tyre në New Mexico të mërkurën pasdite. Çifti u gjet gjatë një kontrolli pasi fqinji i tyre telefonoi i shqetësuar për mirëqenien e tyre.
Lini një Përgjigje