Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

14 Prill 2025, 14:54Lifestyle TEMA
Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm.

Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të madh të “bashkëjetesës kolektive” të realizuar ndonjëherë. Pallati qytet është ndërtuar në një rajon qendror të Hangzhou-së, një metropol ky prej me 11 milionë banorësh.

Kompleksi i apartamenteve Regent International Apartment Complex po përshkruhet si simboli më i qartë i urbanizimit masiv të zbatuar nga Pekini në 40 vitet e fundit. Bëhet fjalë për një rrokaqiell në të cilin jetojnë aktualisht 20 mijë njerëz, disa nga të cilët mund edhe të mos dalin kurrë prej andej, siç thonë mediat e huaja. Ai duket është pozicionuar qëllimisht si një segment luksi i zonës, për të tërhequr sa më shumë vëmendje dhe interes, edhe pse është ndërtuar praktikisht në njërën  prej lagjeve më të varfra të Hangzhousë, në Kinë.

Struktura gjigande ishte projektuar fillimisht si një hotel, por më pas u shndërrua në një kompleks me mijëra apartamente banimi luksoze: Ajo ka formë S-je dhe mund të strehojë maksimumi deri në 30 mijë banorë. Është 204 metra e lartë, me kate nga 36 deri në 39 në varësi të krahut, ndërsa brenda ka një shumëllojshmëri shërbimesh dhe aktivitetesh tregtare, si në çdo qytet të mirëfilltë.

Me një fjalë, ka gjë që mund të nevojitet, e për këtë arsye, disa mund të zgjedhin të mos largohen kurrë nga ndërtesa.

 

3 Komente

  1. x
    xxxx

    minjte e qelben globin

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Nje komplek I tille me 25 mije banore eshte ne Tokio

      Përgjigjjuni
      1. '
        ''''

        Kjo ishte teoria e kultit qe kerkon ti imponoje botes furriqe te tilla apo zona 15 minuteahe

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje