Shumë njerëz janë të gatshëm t’i ndihmojnë prindërit e tyre kur arrijnë sukses në jetë, por Quentin Tarantino nuk është një prej tyre.
Regjisori i njohur, i cili konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë moderne, ka fituar një pasuri të konsiderueshme falë filmave të tij. Sipas Celebrity Net Worth, vlera e tij neto arrin në rreth 120 milionë dollarë. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë që ndihmojnë familjen e tyre, Tarantino ka zgjedhur të mos e bëjë këtë për nënën e tij.
Në një intervistë në vitin 2021 me Brian Koppelman në podcastin “The Moment”, Tarantino tregoi për marrëdhënien e tij me nënën gjatë fëmijërisë dhe faktin që ajo nuk e ka mbështetur gjithmonë ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar dhe regjisor.
Ai kujtoi një episod nga fëmijëria, kur kishte probleme në shkollë për shkak të shkrimeve të tij. Nëna e tij, sipas Tarantinos, i ishte drejtuar me ironi duke thënë: “Ah, dhe për këtë ‘karrierën tënde të vogël si shkrimtar’ me thonjëza, mos e mendo më, ajo ka mbaruar!”
Tarantino, i prekur nga ky qëndrim, tha se në atë moment vendosi që nëse do të bëhej një shkrimtar i suksesshëm, nëna e tij nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga suksesi i tij.“Nuk do të ketë shtëpi për ty, as pushime, as një makinë luksoze si ajo e Elvis Presley. Nuk do të marrësh asgjë, sepse e the atë që the.”
Megjithatë, regjisori pranoi se e kishte ndihmuar nënën e tij financiarisht vetëm një herë në një rast të veçantë, por ai e mbajti premtimin e tij në pjesën më të madhe. Ai gjithashtu sqaroi arsyet pas vendimit të tij: “Ka pasoja për fjalët që thoni ndaj fëmijëve tuaj. Mos harroni, ka pasoja për tonin tuaj sarkastik kur bëhet fjalë për atë që është e rëndësishme për ta.”
Nëna e Tarantinos, Connie Zastoupil, ka reaguar për këtë çështje, duke deklaruar për USA Today se është krenare për djalin e saj dhe e mbështet plotësisht.
“Në lidhje me djalin tim Quentin – e mbështes, jam krenare për të dhe e dua atë dhe familjen e tij të re,” tha ajo. “Ishte një gëzim i madh të kërceja në dasmën e tij dhe të merrja lajmin për lindjen e nipit tim, Leo.”
Ajo gjithashtu shtoi se është e lehtë që deklaratat e Tarantinos të përhapen dhe të keqkuptohen pa kontekstin e plotë dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e një “sensacioni mediatik pa kuptim.”
Zonje grua dhe gomar i biri. Si mund te imagjinohet qe prindi te doje te keqen e femijes.?
plotësisht i të njëjtit mendim me ty dhe Teodor!!një ndryshim i madh në qëndirmin e nënës së fëmijës quentin!!ky i fundit ka mbetur fëmijë në kokë!!dikur në një shkrim në mbështetje të sali berishës gazetari i madh hamit(alban)dega shkruante"saliu,është burrë!ai e mban fjalën edhe kur e ka gabim"!!i tillë është dhe shkrimtari,regijzori kuentin tarantino!!e mban premtimin e dhënë në fëmijëri!!kjo tregon një mungesë zhvillimi mendor!!më keq është kur ai,sot është baba,thotë"“Ka pasoja për fjalët që thoni ndaj fëmijëve tuaj. Mos harroni, ka pasoja për tonin tuaj sarkastik kur bëhet fjalë për atë që është e rëndësishme për ta.”,duke mos e mbyllur plotësisht mendimin e tij!!kjo këshillë është e drejtë,por pasoja që ajo ushtron sot,hakmarrja ndaj të jëmës,është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme!nëse nesër do kemi një "quentin"(ka me miliarda)të mendonin në të njëjtën mënyrë??të mendonin se vlersimet e prindërve të tyre në periudhën e hershme të jetës së tyre,kanë qënë për tu ndëshkuar,çfarë do të ndodhte me ta kur të bëhen vetë prindër??mos vallë duhet të plotësojnë çdo deshirë të fëmijës??edhe atëherë kur fëmija kërkon të pamundurën!!nuk e quaj faj dëshirën e fëmijës për të kërkuar të pamundurën!!fëmija është fëmijë,prandaj është prindi që e edukon i jep një drejtim në rrugën e jetës!!e jëma ka treguar dhe njëherë se është PRIND!
Trap e cfare trapi
Po nuk deshe nenen tende sje per njeri...u brj thirrje njerezve te bojkotojne filmat e ketij ne Netflix.
Jà idiote shqiptare qe nuk arrijne te kuptojne nje tekst te thjeshte. 1.Nena e Tarantino a nuk eshte varfanjake e nuk Ka nevoje per ndihme nga i biri. Tjeter gje eshte ndihma, tjeter dhuratat apo shprehja e dashurise ndaj prindit. 3 shkruhet qarte ne tekst se e ema nuk do marre asgje nga fitinet e tij si shkrimtar e Jo nga pasuria e tij si regjisor apo nga veprimtari te tjera.profesionale e fitimprurese. Merrni shembull e mendoni per pleqerine tuaj, mos pretendoni t ju mvajne femijet.
Tarantino , me cfare shkruhet aty me siper, vendos ne dyshim dashurine prinderore, kjo del e qarte si drita e diellit. Pastaj se cfare ben me parate e veta , mendoj qe asnjerit nga ne nuk ja ndjen fare.
Tarantino qenka trap!
Tarantino tramp!
un them që për një moment mendoni nëse ai do ndiqte këshillën e nënës, a do komentonim sot për të ? jo gjithmonë prindërit kanë të drejtë. pastaj ai nuk ka thënë që nuk e do nënën e tij kurse përsa i përket ndihmës , e ka ndihmuar por jo me parate qe kishte fituar nga arti që nëna e tij nuk e mbështeti në hapat e para të tij si shkrimtar dhe aktor. karma is the ....
miki,ai bëri mirë që ndoqi interesin e tij dhe jo këshillën e nënës,por kjo nuk do të thotë që ai të urrejë nënën për pasaktësinë e parashikimit të saj!!nuk urrehet dikursh për "padituri",o miki!!sa njerëz në këtë dynja nuk kanë fatin e kuentinit??sa herë kanë dalë të vërteta këshillat e prindërve??mos vallë të gjithë ata që kanë dëshirën e tarantinos mund të arrijnë nivelin e tij??sa njerëz dështojnë për shkak të paaftësisë së tyre,për shkak të fatit të keq,megjithëse kanë aftësinë për të qënë si tarantino??normalisht çdo prind bën maksimumin për fëmijën e tij!nuk është e thënë që të bëjë më të mirën,idealen!!nëse një prind bën gjithë atë që ka mundësi për të mirën e fëmijës ai është prind i mirë!!e rëndësishme është të kesh qëllimin e mirë,përfundimi varet nga faktorë të tjerë!shumica e të cilëve nuk varet as nga prindi e as nga fëmija!!