Jahti 580 mln € që u ndërtua enkas për Bill Gates, por ai nuk e preku kurrë – tani është në shitje

14 Prill 2025, 09:11Lifestyle TEMA
Jahti 580 mln € që u ndërtua enkas për Bill Gates, por ai

Një jaht superluksoz, që thuhet se është ndërtuar posaçërisht për miliarderin Bill Gates, po shitet, vetëm një vit pas debutimit të tij dhe pa u përdorur asnjëherë nga vetë themeluesi i Microsoft.

“Breakthrough”, një jaht 119 metra i gjatë dhe me vlerë marramendëse prej 580 milionë euro, u ndërtua nga kompania holandeze Feadship në vitin 2021 dhe konsiderohej një nga projektet më ambicioze të jahteve me energji hidrogjeni. Edhe pse pronësia e Gates nuk është konfirmuar zyrtarisht, shumë burime ndërkombëtare sugjerojnë se ai ishte pas këtij superjahti.

Por çudia më e madhe? Gates nuk e ka shkelur asnjëherë bordin e tij.

Sipas portalit Luxury Launches, miliarderi amerikan nuk ka treguar interes për ta përdorur këtë kryevepër detare dhe tani raportohet se po planifikon t’ia shesë atë një tjetër miliarderi, kanadezit Patrick Dovigi, një ish-portier hokeji dhe aktualisht CEO i kompanisë “Green For Life Environmental”.

Dovigi është i njohur për pasionin e tij ndaj jahteve luksoze dhe në vitin 2023 bleu jahtin “AHPO” për 320 milionë euro. Me një pasuri që tejkalon 900 milionë euro, ai pritet të bëhet pronari i ri i “Breakthrough”.

 


Jahti përmban shtatë kuverta, ambiente ultra luksoze përfshirë një apartament madhështor, dy dhoma gjumi VIP, palestër, bibliotekë, ashensor privat, pishinë, pistë helikopteri dhe madje edhe një fushë sportive. Me një shpejtësi maksimale prej 31 km/h, ai mund të kalojë Oqeanin Atlantik pa asnjë problem.

 


Një tjetër dëshmi që edhe kur je ndër më të pasurit e botës, nuk do të thotë që ke kohë të shijosh gjithçka që ke.

Lini një Përgjigje