Legjenda e muzikës rock, 81 vjeç, fejohet me balerinën 37-vjeçare

11 Prill 2025, 15:26Lifestyle TEMA
Legjenda e muzikës rock, 81 vjeç, fejohet me balerinën

Legjenda e muzikës rock, Mick Jagger, është fejuar me partneren e tij prej vitesh, balerinën amerikane Melanie Hamrick. Lajmin e konfirmoi vetë 37-vjeçarja në një intervistë për revistën Paris Match, duke zbuluar se fejesa ka ndodhur që para dy ose tre vitesh, por nuk ishte bërë publike më herët.

Edhe pse të fejuar, çifti nuk ka plane të menjëhershme për martesë. “Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo. Jemi kaq të lumtur me jetën që kemi tani, sa më frikëson ideja e ndryshimeve,” – është shprehur Melanie.

Historia e dashurisë së çiftit nisi në vitin 2014, gjatë një koncerti të Rolling Stones në Tokio. Në atë kohë, Melanie ishte pjesë e trupës prestigjioze të baletit American Ballet Theatre dhe ishte vetëm 26 vjeçe kur u takua për herë të parë me ikonën e muzikës.

Shtatë vite më parë, çifti u bë prind i një djali, të cilin e kanë quajtur Deveraux. Sipas burimeve të afërta me çiftin, Jagger ka ndryshuar shumë falë Melanie dhe djalit të tyre. “Mick është më i qetë tani. Melanie dhe Deveraux e shoqërojnë në turne dhe janë gjithmonë bashkë – si një familje. Kjo e ka bërë shumë të lumtur,” – u shpreh burimi për mediat amerikane.

Melanie, ndërkohë, ka komentuar edhe për diferencën e madhe në moshë mes saj dhe Jagger: “Nuk e mendoj këtë gjë. Të gjithë kanë opinionin e vet. Nëse fillon të merresh me mendimet e të tjerëve, sado ku të jesh në jetë, do të kesh gjithmonë probleme,” – tha ajo për The Sunday Times.

Aktualisht, familja jeton mes dy vendeve – në një apartament me qira në New York dhe në një kështjellë buzë lumit Loire në Francë, ku edhe djali i tyre ndjek shkollën.

9 Komente

  1. B
    Bequa 85 vjec

    Prandaj dervishet e teqeve dekada te shkuara edhe kur ishin mbi 80 vjec dukeshin te rinje nga qe pallonin gra te reja.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teqja

      Si baba Likja, qe para se ti futej politikës deshte te bëhej Dervish

      Përgjigjjuni
    2. M
      MAGA

      Ky do ket bere implant kari...i eshte bere fytyra si stergjyshja ime

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Ai keshtu e ka pas fytyren qysh i vogel. Futu ne google dhe kerko foto te Mick Jagger kur ka qene ne adoleshence dhe do bindesh.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cudia

        Të lumtë moj bijë! Shijo jetën tënde dhe nqs je e lumtur mjafton të thuash se jetove. Një jetë kemi të gjithë. Shajnë ata që nuk kanë jetë.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xy

          le se e bane mut moj/ore ti

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qeflesha

          Qenka ne moshen e Salmutit qe u martua me Kerric Lacivita .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Oh sa tutkund je. Te ka ik jeta per lesh, merresh me saliun, ne vend qe te jetosh, dashorosh ne jeten tende o mavri.

            Përgjigjjuni
          2. .
            .

            Ketij nga majmuni vetem bishti i mungon

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje