Fotot me bikini në -10°C i kushtuan shtrenjtë: Blogerja braziliane përfundon rëndë në spital

11 Prill 2025, 10:56Lifestyle TEMA
Fotot me bikini në -10°C i kushtuan shtrenjtë: Blogerja braziliane

Një blogere braziliane e “pagoi” shtrenjtë fotografimin me bikini në temperaturat -10 gradë Celsius në Spanjë, pasi përfundoi në spital.
Siç ka treguar 24-vjeçarja Ravina Hanili, ekspozimi i gjatë në të ftohtë i ka shkaktuar ngrirje në të pasmet e saj.

“Vithet mu mpinë plotësisht dhe nuk munda as të ulesha”, tha ajo për atë që ndodhi në Sierra Nevada në Spanjë. E reja braziliane ia atribuoi aventurën e saj faktit se donte të bënte diçka të veçantë, diçka ndryshe. “Megjithatë, m’u desh shumë kohë për t’u përshtatur me mjedisin, dritën dhe për të marrë pozat e duhura.”

Duke përshkruar atë që ndodhi, ajo tha: “Fillova të humbisja ndjenjat në të pasmet”.
Siç deklaroi 24-vjeçarja, mjekët e saj i shpjeguan se ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit mund të shkaktojë hipotermi fokale, veçanërisht në zonat e trupit me qarkullim të dobët të gjakut, ndërsa në raste ekstreme mund të vdesë edhe lëkura.

Pas aventurës së saj, ajo thotë: “Ne emocionohemi për idetë tona dhe nuk e kuptojmë rrezikun. Dukej fantastike, por ishte shumë e rrezikshme.”

2 Komente

  1. T
    Tarasi

    Nuk beri nje bythore te shpejte ….ti shpetonin vithet …pastaj nje spruco dore e pare me krem special ….dhe ske nevoj askend dhe per asgje …

    Përgjigjjuni
    1. l
      llazi

      baxhella te felliqura

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje