Në betejë me kancerin, prezantuesja bën rrëfimin prekës: Babai më telefonon për varrin tim

10 Prill 2025, 15:03Lifestyle TEMA
Në betejë me kancerin, prezantuesja bën rrëfimin

Teddi Mellencamp, ish-yll i “Real Housewives of Beverly Hills” dhe prezantuese e njohur amerikane, po përballet me një betejë të vështirë kundër kancerit në fazën e katërt. Por ajo që ka habitur publikun së fundmi, është rrëfimi i saj emocional për një vendim të papritur të babait të saj, muzikantit legjendar John Mellencamp.

Në episodin më të fundit të podcastit të saj “Two T’s In A Pod”, Teddi tregoi se babai i saj ka nisur të planifikojë varrimin e saj në mausoleumin familjar në Indiana. Ajo pranoi se ka marrë disa telefonata nga i ati, i cili kërkon të sigurojë që gjithçka të jetë gati në rastin më të keq.

“Babi më telefonoi dhe më tha se po mendon për vendin ku do të prehem, dhe se do të dëshironte të isha në mausoleumin tonë familjar,” tregoi ajo. “Madje e pyeta nëse ka vend edhe për fëmijët e mi atje,” shtoi Teddi, duke iu referuar tre fëmijëve të saj, Slate (12), Cruz (10) dhe Dove (5).

Megjithëse tema ishte mjaft e rëndë, Teddi e trajtoi me nota humori, duke bërë shaka:
“Do të doja të shkruhej ‘Vajzat e nxehta nuk vdesin kurrë’ në varrin tim.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta dhe mbështetje nga ndjekësit, të cilët e përgëzojnë për forcën dhe kurajën në një moment kaq delikat.

Lini një Përgjigje