
Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka bërë një postim me tone ironike në rrjetet sociale. Ai u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse ai vetë nuk është kandidat në asnjë garë zgjedhore.
“Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon, se tjetër s’bon”, ka shkruar ai.
Ky reagim vjen në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 12 tetor. Në këto zgjedhje, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët që duan t’i shohin në krye të komunave të tyre./ E.K

Lini një Përgjigje