Pasojat e zbritjes së Argitës në politikë

3 Janar 2024, 17:13Politika TEMA
Pasojat e zbritjes së Argitës në politikë

Nga Ylli Pata

Njerëz nga grupi i foltores e mohojnë publikisht tezën se Argita Berisha po merr trashëgiminë e drejtimit politik të asaj që mbetet nga formacioni politik i të atit. E thonë se dalja e saj publikisht nuk është asgjë tjetër veçse një ligjërim normal i një përfaqësueseje, militanteje, e jo të një drejtueseje.

Sado që t’i jepet ngjyra apo emërtime këtij rasti, kemi të bëjmë në mënyrë të pastër me një zbritje në politikë të vajzës së Sali Berishës.

E cila, pavarësisht se ka qëndruar larg si aktore direkte, ajo ka qenë prej shumë vitesh një “regjizore” apo më mirë një “asistent-regjizore” në prapaskenën e zhvillimeve të PD-së.

Fuqizimi i Argitës dhe vëllait të saj erdhën pas vitit 200, jo vetëm në influencën e vendimeve të pushtetit të babait të tij, për të cilën po hetohet ai dhe bashkëshorti i saj, por edhe në rolin e fortë lobist në zgjedhjen e “aktorëve” që pushteti dhe politika e Sali Berishës ka përdorur në shfaqen e gjatë.

Deputetë, zyrtarë agjencish qeveritare, diplomatë, gjykatës e prokurorë, një armatë e tërë njerëzish që kanë dalë nga audicionet e “asistent-regjizoresh”, që ishte filtri i parë për takimin final me shefin e madh.

Kjo nuk ka qenë asnjëherë sekret, madje është përfolur gjatë në mjediset e Partisë Demokratike, gjatë pushtetit e më pas në opozitën e sotme.

Në dy vitet pas mandatit të parë të pushtetit të PD-së, pasi u zgjodh Bamir Topi, President i Republikës, u fol seriozisht për zbritjen zyrtare të Argitës në politikë. Sipas të gjitha gjasave gjithçka ishte bërë gati në mënyrë preçize, por gjithçka u prish nga shpërthimi i biznesit vdekjeprurës me armët e municioneve, ku nga dy biznesmenë amerikanë dhe një biznesmen shqiptar doli emri i Shkëlzen Berishës. Ku të dhënat mbërritën në instiucione të larta federale të SHBA, si dhe një institucion edhe më të fuqishëm siç është “The New York Timesi”. Gjithçka që ndodhi më pas ishte një kronikë frustruese e mllefit të një babai që nuk iu zbatua plani i hartuar në mënyrë perfide, si dhe bërja e çdo zullumi vetëm për të shpëtuar fëmijët.

Kjo është një kronikë që dihet tashmë. Le të vijmë sot. Ç’do të ndodhë me zbritjen e Argitës? Pasoja e parë e mundshme është kandidimi për deputete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pamundësia ligjore e Sali Berishës për tu zgjedhur, do të trashëgohet tek e bija. E me hyrjen e shpejtë, në një farë mënyre kondicionon edhe një hetim të mundshëm ndaj saj. Duke e përdorur një implikim, si persekutim apo masë e qëllimshme.

E nëse ja del të zgjidhet deputete, duke trashëguar mandatin e të atit, kjo vulos trashëgiminë politike personale, por jo politike të opozitës.

Është një farë mënyrë modeli i Stefania Craxit në Itali, e cila zëvendësoi të atin Bettino Craxi në Parlamentin Italian, ku shërben prej disa mandatesh, por nuk e zëvendësoi trashëgiminë politike të tij.

Sot në Itali, ka disa segmente politike që shpallen se janë trashëgimtare të Partisë Socialiste Italiane të Craxit, që lëvizin sa andej e këndej. Ca majtas e ca djathtas, por asnjëherë nuk pati një ringritje të PSI-së. Ata ndikojnë si lobingje në zona të caktuara elektorale, por asnjëherë nuk kanë një efekt kombëtar.

Kështu do të ndodhë edhe me atë që mbetet nga foltorja e Sali Berishës. Formacioni që do të qëndrojë në këmbë, është thjeshtë një rrymë, e cila do të mundojë të mbijetojë në lumin e politikës. Por që me vijimin e çështjeve nga SPAK në drejtim të Sali Berishës e familjes së tij, do të zbehet e dobësohet gjithnjë e më shumë.

Kjo ka mjaft arsye, por kryesorja është se nuk mund të ngrihet një formacion politik në bazë të nostalgjisë e simpatisë ndaj liderit të “persekutuar”. Edhe “Vullnetarët e Enverit” që u dukën se do të shpërthejnë si një parti e fortë në 1991, u shuan shpejt pas dy muajsh. E kryetarin e tyre që themeloi një Parti Komuniste, i ndjeri Hysni Milloshi, nuk e pranoi as Nexhmije Hoxhës. E cila, sipas gjasave do të donte ta drejtonte ajo apo ndonjë prej fëmijëve të saj një parti që symbol kishte burrin e saj.

Por pati inteligjencën ta kuptojë se nuk do të kishte sukses; pasi shqiptarët në vitin 1990 dolën në rrugë me parullat “Poshtë dinastia”. Dhe asaj i doli kundër dhe një pjesëtar i familjes së gjerë, që ishte pasardhësi i Enverit, Ramiz Alia. Në Shqipëri, historikisht është vërtetuar se elementët dinastikë nuk kanë ngjitur dot në politikë, edhe pse ka pasur elementë. E implementimi si precedent i rastit të Argitës, ka shumë gjasa të jetë një zhvillim fragmentar, e pa fuqi potenciale në politikë.

18 Komente

  1. c
    ce

    Amon mos e nxirrni kete shpifaraken se tremben femijet, kjo juristja e fameshme qe ne emer te babes u merte bisneseve 3% te shumes para se te hynin ne tender. dhe njihet si zonja e % me te larte ne Tirane dhe u be milionere ne emer te babes.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Me atë surrat të pështirë që provokon vjellje, do detyrohemi të votojmë ujkun e cërrikut.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Mire e the. Kjo edhe pse hajdute miliardere nuk shpenzon dot dy leke per te rregulluar dhembet qe i ka te zeza. Mendo pastaj qe kjo monstra hajdute te rregulloje shqiperine.

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gzim paçja

      njerez me te shemtuar se keta maloket e Adams Family sdo kete ne kete vend

      Përgjigjjuni
      1. s
        sss

        Agrita ,,,e bija e Saliut ,,haha ,,,,Saliu turk ,,e bija gjermane ,,,haha ,,,turkoshqiptar hesapi,,,,me mir ta quanin Haxhire ,,qe te dukej safi shqiptare ,,,,

        Përgjigjjuni
        1. F
          FATMIRI

          KU NE PIDH TE SEMES DO KANDIDOJ KJO LARASKA QE ESHTE NON GRADA KETA JAN SI FAMILJE TE AKUZUAR NGA SHBA SI FAMILJE KRIMINALE DHE SI TE TILL DO SHKOJN NE BURG

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtim

            Pa Saliun ajo është si peshku në zall, nuk mbijeton dot në politikën që ka peshë...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dde

              Brockulla...kjo rrace bastarde nuk ka vend ne Shqiperi...jane non grata...kane vjedhur..vrare shkaterru djegur..te gjitha te keqijat kane bere ...populli i do ne burg...pd..nuk eshte e Sheqires...gjyshes..trashehimnia e te atit eshte tesera e PARTISE KOMUNISTE...FUCK!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llogaraja

                Rezulton që kush merret me politikë janë të korruptuar. Kështu edhe Argita e Shkëlzeni (motër

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E vertete

                  Po me Hysni Milloshin ca pate merru me te gjallet zotrote se Hysni Milloshi nuk krahasohet me asnje nga keto hajdute e bandite politikan.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Verzhgim

                    Argita! Je dhe ti nongrata! Rregullat e DASH jane njelloj edhe per ty! Mosnjohje, jo kontakt, organizimi I udhehequr nga ty mund te rezultoj afer organizatave kuazi terrorist, anti-USA.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T

                      Kesaj familje i kan luajtur burgjit,jan qe te gjithe psikopater,zbavitje me te bukur per te filluar 2024 nuk mund te kishte.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Personifikimi I babezise.

                        Kesaj zhapkes se Saliut I beni inventarin mire se si grykes bashke me kokerjepurin e saj nuk lane gje pa bere.Shqiperia e varfer ka kaluar shume udheheqes por si Sali edepsezi dhe familja e tij grykese nuk kemi pare ndonjehere. Mos ngaterroni politiken me hajdutet.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sllobodanka

                          Normal, Sali Berisha u ka nxjerre perkrajesve te tij te bijen Argita Berisha Malltezin per t'i pershendetur. Ju kujtoj se po ashtu edhe ne Korene e Veriut, deri më 17 dhjetor 2011, sekretari i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKP-së dhe udhëheqësi i forcave të armatosura ishte Kim Xhong-Ili, i biri i Kim Ir-Senit. Pas vdekjes se Kim Xhong-ilit, pushtetin e trashëgoi i biri i tij Kim Xhong-Un. Kete trashegimi kerkon ta zbatoje ne Shqiperine Diktatoriale kreu i grupimit antiamerikan e antidemokratik, idhulli i agjentures serbo-ruso-kino-verikoreane, kryetari i familjes Sali Vuk Berisha.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gojë qelbura

                            Surrati i shëmtuar, reflekton shpirtin e saj të zi.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              PILILIU

                              ik moj lavire se e qelbet ketre vend kurve muti

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xha Braho

                                ARGIDA, KI RESPEKT PER VEHTE… RREGULLO DHEMBET E TUA NJEHERE, PASTAJ RREGULLO HALLET E OPOZITES…

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arbeni

                                  Kjo të shkojë të rregulloj dhëmbët e shtrëmbër që i ka si vampire,që të hapin barkun pastaj të merret me politikë zuska e baba mutit.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje

                                  Blog Tema