Cianuri i Gjergj Lucës për Sali Berishën: Rri i mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet

2 Janar 2024, 16:33Politika TEMA
Cianuri i Gjergj Lucës për Sali Berishën: Rri i mbyllur brenda

Biznesmeni Gjergj Luca nga Madridi ka bërë një video në të cilën përmend Sali Berishën i cili e nisi vitin e ri 2024 i mbyllur në katër muret e shtëpisë në masë sigurie për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në video Luca shprehet se Berisha po vuan mëkatet e tij.

“Këtë fillimviti jam në Madrid jo për pushime, por për punë e nuk rrija dot pa takuar këtë mikun tim Don Kishotin, i cili 8 vjet rresht mi vodhi ëndrrat e mia.

Por unë si Sanço Panço praktik e empirik që jam, ia fal vjedhjen që më bëri. E teksa tani ai rri mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet unë ndjej keqardhje dhe përsëri e fal, e fal, e fal...”, shkruan ai.

"Mbylle historinë dhe gëzon nipat e mbesat", thotë mes të tjerash Luca në video, duke i dhënë një mesazh Berishës.

Më herët në një prej rrëfimeve të tij Luca ka treguar se si iu shkatërrua biznesi dhe u përndoq gjatë qeverisjes së Berishës.

6 Komente

  1. D
    DMK

    Qëkur mendimi i një personazhi si Gjergj Luca perben lajm??

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrofte lexhenda dhe zagaret e tij !

      Gezuar 2014 DMK ! mbase mendimi i tij publik perben me shume lajm sesa komenti juaj i fshehur privat

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      C'do te thote 'Cinauri'?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cobani i deleve

        Cianur do te thote helm

        Përgjigjjuni
      2. E
        Eni

        Shaban Hunderri

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cobani i deleve

          Cianuri eshte helm

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje