Politika e jashtme në një vit, diplomacia me botën, vëllezërit dhe grekët

1 Janar 2024, 16:12Politika TEMA
Politika e jashtme në një vit, diplomacia me botën,

Diplomacia shqiptare gjatë 2023, fokus nuk kishte vetëm rolin e Tiranës zyrtare me fqinjët tanë në rajon, por edhe evidentimin e pozicionimit të vendit tonë pro bashkësisë ndërkombëtare. Ulësja e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe drejtimin i kësaj organizate nga një shtet i vogël ballkanik mori jo pak vëmendje në arenën ndërkombëtare.

Rolin e Presidentit për Shqipërinë e mori kryeministri Edi Rama, i cili me dhe pa diplomaci u përplas verbalisht me përfaqësuesin e Rusisë në tryezën e rrumbullakët të shteteve më të fuqishme të botës.

Ekspertët dhe analistët e cilësojnë këtë paraqitje të Edi Ramës si një qëndrim që përputhej me politikën e jashtme të Shqipërisë, por shtojnë ata, Kryeministri shqiptar edhe këtë performancë e kornizoi edhe me elementë të personalizuar.

Shqipëria në Këshilline Sigurimit e vendosi mbi “tryezë” edhe Kosovën, duke iu dhënë një përgjigje të gjithë atyre shteteve që mund të kenë pretendime për destabilizim apo ndarje territoresh. Ai përçoi mesazhin se Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

Ky qëndrim i kryeministri shqiptar ndaj shtetit të Kosovës në New York nuk përkonte në marrdhënien mes dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurti. Në qershor Rama nuk ishte dakord me qëndrimet e shefit të qeverisë së Prishtinës zyrtare në raport me ndërkombëtarët për zgjidhjen e situatës me Serbinë.  Me argumentin se Tiranë është në anë të bashkësisë ndërkombëtare, kryeministri Rama vendosi sanksionin e parë ndaj homologut shqiptar.

Ky vendim i tij, vinte pak ditë pasi Albin Kurti kishte refuzuar të merrte parasysh draft statutin e propozuar nga Edi Rama për situatën në veri të Kosovës. Vetë shefi i qeverisë shqiptare e kishte pranuar që nuk e kishte konsultuar këtë dokument me Prishtinën, por ia kishte dorëzuar kancelarive gjermane dhe franceze.

Moskomunikimi zyrtar i pranuar nga palët mes dy kryeministrave shqiptar nuk i ndau ata nga tryezat europiane, edhe në rastet kur i zoti i shtëpisë ishte Edi Rama. Shtrëngimi i duarve të tij me Kurtin në Tiranë gjatë samitit të procesit të Berlinit.

Përzgjedhja e kryeqytetit shqiptar për të sjellë sërish liderët europianë në Tiranë, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor të 2022, riktheu shpresat tek shqiptarët për rikthimin e vëmendjes së BE-së ndaj këtij rajoni. Ngjalli shpresat për një integrim më të shpejtë, por ndryshe mendon Ilda Zhulali, sipas të cilës përzgjedhja e Tiranës ka tjetër simbolikë.

Rrëmbimi i Europës”, valët dhe dhuratat nuk arritën në këtë samiti që të bindnin BE në tryezë që t’i jepnin Shqipërisë një datë për anëtarësim. Këtë ia bëri të qartë Presidentja e KE Ursula von der Leyen në shkallët e Piramidës, që Tirana duhet të bënte detyrat që Brukseli t’i hapë derën e saj të familjes së madhe, pavarësisht insistimit të Gjermanisë për përshpejtim të procesit.

Një zgjidhje tjetër për Ballknain Perëndimor ofroi Presidenti franzez, Emannuel Macron gjatë vizitës historike në Tiranë. Prezenca e tij i dha vlerë marrëdhënieve diplomatike, por skepticizmi i tij për strukturën e BE e mbanë Shqipërinë ende larg anëtarësimit.

Vizitat e lidervë europianë në Tiranë nuk  u përkthyen pozitivisht në gjetje e Komisionit Evropian. Në progres raportin u evidentuan nga kriza politike, përgatitja nën mesatare e administratës publike, kërkesa për shumë rezultate në krizën politike. Këto u evidentuan edhe në konkluzionet e Këshillit europian, por duke shtuar edhe rregullimin e problemeve me pronat apo marrëdhëniet me fqinjët.

Negociatat e kancelarive europiane dhe politika e jashtme e Shqipërisë nuk arritën dot të bindni Greqinë që Kryeministri Mitsotakis të mos pengonte hapjen e grupkapitujve të parë duke e kushtëzuar me dhënien e lejes për t’u betuar kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Alfred Beleri, i cili aktualisht ndodhet prapa hekurave.

As në bisedimet fizike në Bruksel, në samitin e BE-Ballkani Perëndimor kryeministri shqiptar nuk arriti të bindte homogun grek, i cili arriti të hiqte çështjen shqiptare nga tryeza e liderëve europiane në takimin e 14-15 dhjetorit.

Deri në zgjidhjen për drejtimin e Bashkisë së Himarës, integrimi i Shqipërisë pritet të mbahet pezull, ndërkohë që qeveria shqiptare deklaroi se do të punojë që të jetë gati për BE kur, sipas saj të jetë gati unioni për Tiranën.

Kryeministri Edi Rama thotë që Shqipëria duhet të bëhet një vend europian në Ballkan, por a do t’ia dalë ekipi i mazhorancës qeverisë të shënojë një etapë pozitive për integrimin me një fqinj që na vendos veto dhe me një opozitë që kërcënon për përshkallëzim të akisonit opozitar në institucionet shqiptare? Kjo dilemë do të jetë pjesë e viti të ri të 2024, në të cilin Shqipëria do të duhet të përballet me politikën e brendshme dhe asaj të jashtme për të sjellë rezultate nga rruga prej 20 vitesh në procesin e integrimit. (A2)

8 Komente

  1. O
    O sa mire te jesh shqiptar

    Politika e jashtme gjate 2023 ka qene shume e mire. Do ti ishte gabim fayal nese Edi i hap rruge Micotakisit. Duhet te sillemi me dinjitet dhe te mbrojme interesat tona si popull, ndryshe e meritojme te mos na respektojne. E duam BE, por dinjitetin nuk e kompromentojme, kjo te jete moto. E kam nder qe jam shqiptar me nene minoritare greke, e dua edhe Greqine, por dua me mire te jetoj me dinjetet ne atdheun tim. Greqia dhe foltojra ka rene ne nivelin e Belerit, turp e ska me keq.

    Përgjigjjuni
    1. e
      e vertet

      ne orthodhokset duam mardhenje te mira me greket ,,si kemi pasur ne histori,,,na ka bashkuar i njejti besim mijra vjet ,,,,,grekorthodhoks bizant,,,,

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per marredheniet me vellaun tone Kosoven, dhe ata

        Tirana duhet te gjeje rrugen si te mund te beje me shume per vellaun Kosove. Eshte disi e veshtire kjo me kreret populiste te VV, por kjo eshte situate kalimtare. Mbeshtetja dhe bashkepunimi i me i ngushte me opoziten atje do te jepte me shpejt frutet e deshiruara. Tirana zyrtare bashke me opoziten ne Kosove duhet me nje ze te jene bashkepuntore te ngushte te USA dhe BE per zgjidhjen e ceshtjes se shtetesise se Kosoves. Koordinimi Tirane - Kosove - BDI e Ahmetit ne Maqedoni do te avancoje me tej ceshtjen kombetare. Qeveria e Tiranes e ka detyre kushtetuese ceshtjen shqiptare. Nje vit me te mire gjate 2024 duhet ti urojme njeri tjetrin ne shqiptaret nagdo qe jemi edhe neper bote. Gezuar vitin 2024.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Albanistan dhe muslimon brother's nuk kane vend ne familjen kristiane Evropiane....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbresa

            KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

            Përgjigjjuni
            1. j
              janulles me rock kokes

              Shko se e ka zene bixga Janullen ...ka dhier ne brek ....SOS

              Përgjigjjuni
            2. P
              Patrioti

              Tirana fuhet tja tregoj vendin ku e ka kosova! Skemi pune ne me ata! Ashtu si greket kosovaret duhet te marrin pwrgjigjen e merituar! Sduam plera ne shqiperi. Falemninderit o gjigandi edi rama

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirdhu

                Minoritar dhe kar.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje