Liberalizimi i vizave për Kosovën, Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar

1 Janar 2024, 10:58Politika TEMA
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Begaj: Arritje e merituar, por e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar qytetarët kosovarë të cilët nga dita e sotme udhëtojnë në 27 vende të zonës Shengen pa viza.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.

Begaj shpreson se ky hap do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.


“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.

Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.

Qytetarët e Kosovës, nga kjo e hënë, 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Beromi ka te drejte!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      ...mire, mire, po na keni vonuar!!! Rastesisht politikane, si ky e Kurti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje