Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e 11 majit edhe në një tjetër qark. Në mbledhjen e ditës së sotme, u rrëzua ankimi i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit. Ndërkohë, vendimi për Vlorën u shty më datë 26 qershor ora 08:30.
Ndërkohë, sot do të shqyrtohet ankimi për Dibrën dhe Shkodrën, ku PD kërkon pavlefshmëri të rezultatit të 11 majit.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin në 4 qarqe, Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, duke rrëzuar ankimin e PD.
Lini një Përgjigje