“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën, paralajmëron publikimin e dokumenteve

27 Maj 2026, 20:41Politika TEMA
“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e cilësoi 26 majin e vitit 1996 si manipulimin më të madh zgjedhor në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për deformim brutal të votës dhe grabitje të kutive të votimit.

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Ngjela deklaroi se masakra zgjedhore e asaj kohe ishte edhe fillimi i rënies politike të Berishës, pavarësisht se pas zgjedhjeve arriti të siguronte 131 mandate në Parlament.

“Ishte një marrëzi e Saliut. Ishte turp historik. Ishte grabitje me dhunë e të gjitha kutive. I dolën sondazhet që nuk do të fitonte dot dhe prandaj bëri atë masakër”, u shpreh Ngjela.

Teksa rikujtoi klimën e tensionit dhe manipulimeve të asaj kohe, avokati la të kuptohej se Berisha ka pasur lidhje me agjentura të huaja, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve në të ardhmen.

“Do ta merrni vesh kur të dalin dokumentat, kush është ai dhe për kë ka luajtur”, deklaroi Ngjela.

Ai komentoi edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e lidhur drejtpërdrejt me standardin e zgjedhjeve dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, konferenca e tetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është një tjetër sinjal afrimi drejt anëtarësimit, por gjithçka varet nga raportet me aleatët strategjikë.

“Më pranë jemi, por varet si i ka marrëdhëniet Rama”, tha Ngjela, duke shtuar se marrëdhënia kryesore për Shqipërinë mbetet ajo me Shtetet e Bashkuara

“Këtë marrëdhënie nuk e ka pasur të afërt dhe kjo na ka dëmtuar. Në 6 muajt e fundit kam informacion se ka ndryshuar trajektoren nga Parisi në Uashington. Ne jemi aleati kryesor i SHBA-ve në Ballkan”, deklaroi ai.

Ngjela vlerësoi edhe reformën në drejtësi dhe rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se institucioni po jep rezultate konkrete falë mbështetjes ndërkombëtare.

“Korrupsioni është goditur rëndë dhe është drejt falimentimit. Është bërë një progres i mirë sepse SPAK ka ekspertë ndërkombëtarë. Monitorohet shumë dhe s’ka dhënë asnjë pafajësi”, tha ai.

Sipas Ngjelës, sulmet e Berishës ndaj SPAK nuk e dëmtojnë institucionin, por vetë kreun e opozitës.

“Më shumë dëmtojnë Berishën se SPAK-un. SPAK-un nuk e drejtojmë ne. Është ndihmë e madhe që na e kanë ngritur këtë institucion të shpëtojmë nga korrupsioni. Presidenti amerikan tha që do ia heqim korrupsionin Shqipërisë dhe SPAK po ia heq. Saliu që shet dëngla është i akuzuar. Nuk goditet gjykata në të cilën do gjykohesh. Kjo gjykatë ka ardhur në Shqipëri për të na ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Shpresa që kam unë në funksion të historisë së vendit është SPAK”, përfundoi ai.

21 Komente

  1. M
    Money For Nothing !!!!

    O SparKAR , kujdes me dokumentat qe do publikosh , lexoji mire me pare ....se mos ne ndonje nga ato shfaqet edhe Mero , qe ne ate kohe ishte zagar i Saliut dhe mbajti anen e gjakatarit atehere duke sulmuar te gjakosurit !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Blend_a Klosi - The gambler

      Na trëmbe Tope Gogun o Tak zhapiku.. avash o bythlesh avash..

      Përgjigjjuni
      1. I
        I shpronesuari

        E degjova Ngjelen. Thote hapur se ka trashegimi ministrore, nga i gjyshi i se emes tek i jati. Eshte nga me kryesoret per te ruajtur pushtetin pasardhesit e diktatorit. I kane vene qellim vehtes dhe ja kane arritur te uzurpojne pushtetin Koleket, Balluket, Ngjelet, Lubonjat me shoke. Jazek na qofte!!!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Beni

        Indro Montaneli ka thene : Shqiptaret vdesin ne te kaluaren e tyre " O Taku ka mbi 30 vjet ky muhet....

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Po por nuk eshte denuar krimineli ! Lufta per drejtesi nuk shuhet kurre ! por jo hakmarrje! DREJTESI !

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tng

            Ore a keni sy e vesh apo beni sikur,ky delenxhiu sote po blen qeveritar shtetesh e Ambasadore me taksat tona ju akoma fajin Berisha.

            Përgjigjjuni
        2. C
          Cubi

          Me vjen keq o avokat,por je pjerdhur i teri. Spaku jot i famshem eshte nje verr ne uje. Saliu i shan serbes se eshte mese i sigurt qe si futet gjemb ne kemb derisa ta mere zoti. Jan ushtaret e tij dhe do i sherbejn deri ne vdekje.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli

            Dhe nga zgjedhjet e 26 Majit 1996 ,Baba Taku nr 2 u vendos minister.....ama zgjedhjet i vodhi Saliu . I vetmi qe te dha dy here karrige pushteti ishte Saliu o Rak - Tak - Tak Ngjela ....i vetmi.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ai kriminel Hu gute me dhune !

              Hanjd mo nxiri ato Dekumenta ho z. Avukat Ngjela te binden ata mbeturinat qe I kane sherbyer dhe qe I sherbejne ketij kryekrimineli ... Ai kriminel u fute me dhune ne Politike.. Dhe faji I popullit qe nuk e Dekuruan si Caucesku i Rumanise...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ai kriminel Hu gute me dhune !

                Hanjd mo nxiri ato Dekumenta ho z. Avukat Ngjela te binden ata mbeturinat qe I kane sherbyer dhe qe I sherbejne ketij kryekrimineli ... Ai kriminel u fute me dhune ne Politike.. Dhe faji I popullit qe nuk e Dekuruan si Caucesku i Rumanise...

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Totila

                  Sipas teje avokat Ngjela qe SPAK e drejton Amerika ,dihet qe kjo Amerike i vuri damken Non Grata , pse nuk e areston pe Gerdecin ,21 Janarin ,grushtin e shtetit ne 1998 , a ka mundesi me me sqaru ?

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    Taku dole trim mbas beteje.Ne komisionin parlamentar per ngjarjet e 97 ishe kryetar komisioni.Aty tu dha mundesia te thoshje te gjitha te vertetat dhe Saliun ta demaskoje.Ti atehere ishje me Saliun dhe e nxore bur te mire.Tani veri thembren gojes dhe hesht.Je i vonuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lake

                      26 maji ishte ashiqare dhevu perdor dhune por she 2008bdhe 2013 perseri i vodhi Saliu me certifikata fallco qe jepeshin te pallativsportit dhe ku pdistet votonin nga 10 here ose me kutite qe nuk i hapi apo kur fitoi Basha bashkine e Tiranes.Largqofte te jet ne pushtet Berisha se shqiperise i mbyllen dyert e BE dhe kthehemi ne vitin 91.Ai eshte kriminel me kuptimin e plote te fjales krjminel te vjedh voten te vjedh pasurjne te vret ts shkatron biznesin.Shkurt njeriu me i lig ne gjith historine tine qe nga 1912 e deri sot.Nuk ishte gje Enveri para keti pushti serb

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari

                        Uuuuu Spartaku Ne fahataret e motcem te mbajme mend ne 96 kur mbroje qeverine Berisha Ate qeveri qe tani thua se I ka vjedhur votat.Taku lere kete muhabet se je plakur e ke rrjedhur nga trute Mos u bej more fare se nuk ke moshe (mend) per keto gjera Ste pyeta Viagra mer akoma?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shpëtoni gjuhën shqipe!

                          Këlyshi i Kiço Ngjelës ka lindur gjithëtar dhe do vdesi gjithëtar, ose më mirë, kokëkar.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ermal Sinani

                            O Diareja e qelbur po pse e shan Spartakun ti thua se nuk e mbron kriminelin hajdut malokun bastard Sali Bajgēn. Kurse ti komenton çdo koment ktu te Tema e çdo her shan Mero Bazen. Po pse nuk komenton ti te qen piçi i sy peshkaqenit aty komento o Diareja e flliqur.

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              elmaz shijak

                              e di sa po e rru tocin Berisha se po nxjdrr ti dokumrnta apo se rru... ai tall bubin me te gjithe ktu ne shqiperi..

                              Përgjigjjuni
                              1. u
                                ujku

                                Rrofte anarkia poshte demokracia

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Një nga Spaçi

                                  Po zotrote atëhere lehje për Saliun Dridhe like Më në fund mund të them se ta ka bër mir Enveri që ta hoqi dhe atë pak që kishe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tangulit Taveni

                                    O Spartak ti nxir çfar tē duash por padrejtēsin Shqiptare e ka nēn hyqēm hunderrja Argita kryehajdute e koruptuar deri nē palc. Mos u lodh kot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Drin Malesori

                                      Po pse mor gjarper Zagorit nuk i ke publikuar me pare dokumentet?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje