Një mesazh dhe një kritikë në ditën e Europës, Marjana Koçeku: Europa duhet me e paraqit veten si Neoeuropë

9 Maj 2026, 17:07Politika TEMA
Një mesazh dhe një kritikë në ditën e Europës,

Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk është vetëm nevojë e vendeve aspirante, por edhe një domosdoshmëri për vetë Europën që të rieuropianizohet. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale me rastin e Ditës së Europës, deputetja Marjana Koçeku shprehet se Bashkimi Europian nuk mund të mbetet një ide e mbyllur në vetvete, por duhet të ripërtërijë energjinë e tij politike përmes zgjerimit dhe integrimit të kombeve që historikisht dhe shpirtërisht i përkasin Europës.
Koçeku thekson gjithashtu se Europa mbetet ideologjia më e natyrshme e shqiptarëve dhe rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të drejtë dhe më dinjitoze për vendin.

Mesazhi i plotë
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë kur ajo i jep shpresë për zhvillim dhe siguri kolektive. E sot Shqipnia nuk ka ideologji ma të afërt e të mbarë sesa Europën.

Shoqnitë që ecin përpara janë ato shoqni që dinë me u përshtatë me kohën dhe me rrokë vizione të reja për të ardhmen, pa e humbë kurrë boshtin e vlerave të veta identitare e kulturore. Janë shoqni që dinë me e rishpikë veten përmes raportit me tjetrin, pa u tretë në tjetrin. Dhe Europa ka kenë pikërisht kjo bashkësi e madhe kulturash, gjuhësh e historish të ndryshme, identitetesh, lokalitetesh, që njikohësisht edhe ka ba të mundun integrimin e tyne por edhe ka përforcu mëvetësinë e secilit syresh.

Ajo asht nji bashkësi që në pamje të parë duket sikur ngërthen nji kundërthanie brenda vetes, por e pame në miniaturë s’mundet me pasë gjenialitet më të madh në historinë e njerëzimit sesa mënyra sesi asht kompozu nji kolektivitet i tillë “identitetesh të ndryshëm”, nji kontratë kaq e mrekullueshme mes të ndryshmëve që e kthen dallimin në bashkëjetesë dhe historinë në projekt të përbashkët.

Sot, në nji kohë kur lufta dhe pasiguria janë rikthy sërishmi në kontinent, asnji shtet i vogël nuk mundet me mendu se e përballon i vetëm sfidën e së ardhmes. Jashtë Europës, shtetet tona rrezikojnë me mbetë të ekspozueme, të copëzueme ekonomikisht e politikisht, rrezikojnë me mbetë gjysma-shtete, si nukleuse të izolueme përballë krizave globale. Ndërsa Europa mbetet hapësina ku shtetet e vogla fitojnë peshë, siguri dhe mundësi reale për me u ba të plota, pra mundësi për me e gjetë veten.

Por edhe vetë Europa duhet me u rishpikë. Ajo nuk mundet me mbetë nji ide e mbyllun në vetvete. Europa ka nevojë me u rieuropianizu, me e paraqit veten si nji Neoeuropë, përmes zgjerimit, përmes integrimit të kombeve që historikisht dhe shpirtërisht i përkasin asaj. Integrimi i Shqipnisë nuk asht vetëm nevojë e jona; asht edhe nevojë e vetë Europës për me e ripërtëri energjinë e saj politike.
Prandaj, rruga europiane për Shqipninë nuk duhet pa veç si proces administrativ apo politik. Ajo asht nji zgjedhje qytetnore dhe historike. Asht zgjedhja për me i dhanë këtij vendi ma shumë siguri, ma shumë drejtësi, ma shumë dinjitet dhe ma shumë mundësi për brezat që vijnë.
Europa asht nji mënyrë me e mendu të ardhmen. Asht e ardhmja që shoqnisë e shtetit tonë i duhet me e rrokë.

19 Komente

  1. K
    Kot Fare

    “”Shqipnia”””,,nuk Figuron me kete fjale,vetem ne bisedat private mes njerezve nga Disa Zona te Rep se Shqiperise….Meqe je aty per te Perfaqesuar Kombin qe te Paguan edhe Rrogen dhe shume Privilegje te tjera,respekto etiken e gjuhes Letrare,,Po te fillonim Sipas Trevave,Nuk do kishim as Shtet as Komb se Haxhi Qamili,Donte te tijat,Bajram Curri te tijat,e Ahmeti te tijat,At Fishta gjithashtu,e nga Jugu njesoj,pastaj fillojne pakicat e behet nje Turli…Ka nje Gjuhe Zyrtare qe shkruhet dhe flitet dhe Respektoje,,Po Filluam,me ite e kite me mollatare e kertolla,me xhuma e nade,me shporeta e ifije e dyfije nuk merremi vesh..Mos u hiq sikur ti je dikushi se gjoja je Burrnesh se flet me dialekt,,mbaje per tek Vozat e Komanit qe transportoni njerez si Minj,,,Intelekti nuk eshte veti e atyre zonave…mos shpik Rroten nuk je as Fishta as Marie Kraja..je nje kukull e Drejtuar nga Propaganda ..por gjuhen mos e bastardho se nuk kushton gje te flasesh Shqiperia Jo Shqipnia se pastaj na kujton Shume Te shitur nga zonat e tua qe i varrosen Fashistet e shisnin Shqiptaret tek pushtuesit…

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nëse Europi ka nevoje per leshillat e ksaj katunares injorante, më Mirë të prishet.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjon Permali

      Te lumte, o cuce. Pasi deklarove hapur qe e refuzon gjuhen standarde, tani po i jep mend Europes se si duhet te quhet. A mos duhet te mendosh me shume per katundin tend se sa per te tjeret? Por ti s'ke faj. Fajin e ka ai qe te beri deputete pa u dalluar ne asnje fushe dhe pa asne vlere te spikatur. P..S.:: E pra, kja Europe qe eshte kjo qe eshte dhe qe mund te behet sic thua ti, Neoeurope, eshte bere e do te behet vetem duke i standardizuar gjerat, ligjet, praktikat etj. Por dyshoj se mendja jote mund t'i rroke keto gjera.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        hahahaha cfare po na shikojne syte, lidheni maloken me mbiemer turk se la nam.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kush ja ka perkthyer fjalimin europian

          Lidheni kocekun te kocekua apo dollapi(2 fjale turqisht). Kjo sikur na u zotua se do flasi vetem gegnisht se e urrente shqipen e paster!!!!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Koceku, nje cingije me teper

          Se pari, Kocekut perkthejani shkrimin ne shqip.Se dyti, Koceku, thote dhe vet, qe Europa duhet te rieuropianizohet, pasi ka humbje te vlerave fillestare. Ahere me cfare llogjike, kerkon Koceku, qe nje Europe, qe vuan ti bashkoje nje shtet si ku i Kocekut, qe vuan nga gjithe ato semundje te renda, per te vuajtur dhe me keq?Apo dhe kjo si gjithe kopeja e ps, te shkoje mbas berihajt te rames se semure me idene e tij fikse, kur bythet i ka ne uje.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolegu i SPAK-ut

            Gazeta Tema është e vetmja media që ka lejuar shkrimin në gegnisht edhe Ardian Ndrecës. Për këtë pjesë meroja ka merita nuk besoj se ka ndonjë problem e folura në gegnisht apo toskërisht rëndësishme çfarë thotë

            Përgjigjjuni
            1. Nje pergjigje per kolegun e SPAK-ut

              Pikerisht se ka mangesi se cfar thot plus e folura qe smeret vesh , bejne te reagojne mileti ? Me mire Djepi thate se shejtani brenda , thot populli!!!!

              Përgjigjjuni
          2. K
            Klimax

            Kjo me këtë "shpërthim ndjenjash" në dialektin e saj ka rrezik se do detyrojë edhe Europën të flasi anglogegnisht në Bruksel!!!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bariu ne mal

              Nuk nglei idiot pa i dhene mend Europes. Edhe kete kishim mangut. Kujdesu per dhite me mire se nuk je per keto pune oj cuce.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doda

                Po na behet dhe kjo siTabakja specialiste per cdo gje

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni USA

                  Hahahaha po kjo thithlop Rilindase duket nga pamja e fizonomia qe eshte psikopate s lindur dhe e degraduar me shume prej substancash narkotike

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marisa Karabeci

                    Shkrimi është sajuar me AI dhe ajo e ka modifikuar duke i dhënë nuanca dialektore. Me pak fjalë... FEMËN DEBILE.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje i Moshuar

                      Fajin e ka Rama qe e ka prure ne kuvend , kjo eshte turpi i botes dhe i intelektualeve te Shqiperise ? Nuk na nderon si qytetar si kryenece prej budallaj qe eshte ? Edhe GURI gdhendet por koceku mbetet KOCEK per te fshehur mallra te piset ! E pastroj Drinin kjo nga pislliqet ? A je pregatitur te presesh TURISTE ne BUJTINE te ndihmosh nenen tende apo i ke cuar sherbetore , se elbete mer rroge te majme qe se kishe pare as ender prej taksave te ketij populli qe ti as gjen me elementare dhe je e detyruar te plotesosh , te flasesh gjuhen ZYRTARE , mos na u hiq me fanatik se PAPA , mbrapa te vjen historia si kembana e NASTRADINIT ????

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lovely I Kallamoqit , kete dialekt do te na impono

                        Se ca dmth me keto fjale kjo : Europa duhet te Rieuropianizohet, vetem Malokja e di ! Per ne te tjeret : Europes i ka ngel vec ti bjer PIANOS ne dialektin qe e do koceku I misrit????

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skelari

                          Shkruaj si ta doj zemra ti motra, mos u ndiko nga helmi i cinikeve dhe ziliqareve te Tiranes. Ti e ke ndertuar Eropen ne maj te maleve qe eshte nje mbrekulli kush e ka pare. Pema me kokra gjuhet me gure thot populli.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Reply to Skelari

                            Eh ! Sikur te ishte ashtu si thua ti , sdo kishte nevoje te behej deputete , Po do te rinte tek europi i maleve , o derezi sado lluster ti japesh , jane si ato notat fallco ne shkolle qe meren me para ? Nje fshat qe duket sdo kallaus thot POPULLI !

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Toska

                            Vajze me te mire dhe largpamse si Marjana nuk ka ! Bravo ! Gjuha gegnishte e saj me tingelloi shume e bukur, shume e embel ! Shume e kuptueshme ! Liria per te folur dialektin e Gegerishtes nuk mund te pengohet.Mjafton ta flasesh paster . Dhe Marian's eshte shume inteligjente, e edukuar ka etike, dhe pasterti kur flet ka sinqeritet ! Qente le te lehin Marjana Ju jeni zonje e rend ! Fjala jote peshon shume tek njerzit qe duan prosperite dhe zhvillim Ketu ka shume budallenj qe komentojne per dialektin por nuk kuptojne asgje. Jane te paditur. Kane zemrren e zeze ! Nje pershendetje te perzemert nga nje lexues i thjeshte "jugor" tokenism!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mesuesi i Gjuhes Shqipe

                              Neomalesorja duhet te jape provim , GJUHEN SHQIPE , pastaj te mare pjese ne kuvendin e BURRAVE eshte shume e domosdoshme qe ta kuptojne te gjithe ? Mesa duket nuk ka aresimin perkates ne kete drejtim dhe mashtron nepermjet dialektit , do te ngelet si letter Higjenike dhe I humbasin vlerat qe komentusi me siper I ben reklam ????

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje