Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të zhvillojë nesër një takim me mbështetësit demokratë në Peshkopi, nga ku pritet të përcjellë mesazhe të forta për situatën brenda PD dhe opozitës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ftoi demokratët të mblidhen në orën 18:00 te ish-Kinemaja në Peshkopi, ndërsa theksoi nevojën për “çlirimin e Partisë Demokratike nga uzurpimi” dhe për një lidership të ri, që sipas tij, mund të rikthejë besimin dhe shpresën tek opozita.
Ai kritikoi ashpër drejtimin aktual të PD-së, duke u shprehur se përjashtimet, mbyllja dhe përdorimi i partisë për interesa personale kanë dëmtuar nervin opozitar dhe kanë zhgënjyer demokratët.
Salianji u ndal edhe te protesta e opozitës një ditë më parë, teksa deklaroi se, sipas tij, me një lidership të besueshëm dhe frymëzues, sheshi do të ishte “i tejmbushur me qytetarë”.
Postimi
Nesër në 18:00 shihemi në Peshkopi, ish Kinemaja! Të çlirojmë Partinë Demokratike nga uzurpimi, të shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi!
Nuk kam folur këto 2 ditë për të respektuar protestën e demokratëve!
Kam dhimbje të shoh efektet e përjashtimeve, mbylljes dhe uzurpimit të Partisë Demokratike. Sakrificat e demokratëve nuk e meritojnë këtë degradim.
Me një lidership të ri, të besueshëm dhe frymëzues, pas skandaleve të njëpasnjëshme të Edi Ramës, sheshi dje do të ishte i tejmbushur me qytetarë.
Nuk ka shërbim më të madh për Ramën sesa të vrasësh nervin opozitar, të mbysësh shpresën dhe ta përdorësh partinë për interesa personale.
Demokratët nuk janë problem; problem është kush i ka lodhur, përjashtuar dhe zhgënjyer.
Me garë demokratët do largonin kambalecin mbështetës të Ramës, me garë do fitoja!
Si gjithmonë me demokratët!
Shko, shko ne Diber te hash nonji tegel . Po kush te pjerdh ty atje o babale!?
O qyqar we mendon se e rrezon koleren Sali me bla...bla... Po 3 ke vertet keto we thua, rrembe hurin se vetem ate njeh shpellari. Ashtu sic e ngritet, rrezojeni.
Salianj me ke mallengjyer keto takimet e fundit, me kujton kohen kur PS ishte ne opozite dhe Edi ishte akoma Edi
Njeri mute tjetri kaka.....mjerre PD qe i ka....
O Babale shif ndonje shpifje se ato I qan ti........Ti je nje mashtrues ordiner dhe i denuar si shpifes......... Po te ha si shume ajo 2 lekeshja, po mos u merzit se ta krruan Sali Karaxhici
Salianji jame large pavaresishte se jame me PS-ne kisha ardhe me te dhene voten ty pa mu dridhe dora. Salianji ishall Zoti te dhente shendet dhe Fitore.