Avokati i Veliajt: Dje në seancë pati zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës, u pa qartë kush donte ta mbyllte çështjen shpejt

9 Maj 2026, 15:10Politika TEMA
Avokati i Veliajt: Dje në seancë pati zhvillime shqetësuese

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot lidhur me seancën e zhvilluar dje në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror.

Sipas Ndrecës, dje u vunë re disa zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri. Ai tha se qëndrimi mbrojtjes mbetet i pandryshuar: askush nuk bëhet prokuror i Republikës së Shqipërisë përmes heshtjes institucionale, kalimit të kohës apo shmangies së kontrollit publik dhe gjyqësor.

“Gjatë gjykimit u evidentua gjithashtu një harmoni shqetësuese institucionale ndërmjet qëndrimeve të dy të paditurve, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atyre të Ols Dados.”, shprehet Ndreca.

 

Deklarata e plotë:


Të nderuar përfaqësues të medias,

Gjatë seancës së djeshme në procesin administrativ me paditës Erion Veliaj dhe të paditur Ols Dado etj., u evidentuan disa zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri.

Edhe pse mediat kishin instaluar kamerat dhe transmetimi kishte nisur, gjykata vendosi ndalimin e transmetimit live të seancës dhe nxjerrjen e kamerave jashtë sallës, duke u mbështetur në një udhëzim administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit.

Kundër pranisë së kamerave u pozicionuan dy subjekte të shtetit shqiptar: I padituri Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Argumenti i paraqitur nga i padituri Dado ishte se transmetimi live mund të dëmtonte imazhin dhe karrierën e magjistratit, pasi akti i emërimit është një akt individual. Ky argument shpjegon pikërisht pse transparenca është e domosdoshme. Në një shtet demokratik, karriera e një prokurori nuk mbrohet duke shmangur kontrollin publik mbi ligjshmërinë e mandatit të tij, por duke provuar publikisht se ai mandat është fituar në përputhje me ligjin. Një mandat i ligjshëm nuk ka frikë nga kamerat dhe një proces i drejtë nuk ka frikë nga publiku.

Gjatë gjykimit u evidentua gjithashtu një harmoni shqetësuese institucionale ndërmjet qëndrimeve të dy të paditurve Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atyre të Ols Dados. Nga vetë provat e paraqitura nga përfaqësuesja e KLP rezultoi se ky institucion nuk ka marrë asnjëherë një vendim kolegjial mbi çështjet e ngritura nga Erion Veliaj. Përkundrazi, sipas sa rezultoi në seancë, nënkryetari i institucionit ka penguar dërgimin e çështjes për shqyrtim në organin kolegjial dhe ndërkohë, janë krijuar përshtypje publike sikur ekziston një vendimmarrje e KLP-së, kur në fakt një e tillë nuk rezulton të jetë marrë.

Po ashtu, iu bë me dije gjykatës se përfaqësuesja e KLP kishte tejkaluar objektin e autorizimit institucional, duke mbajtur qëndrime për çështje mbi të cilat institucioni që ajo përfaqëson nuk është shprehur kurrë. Të gjitha këto fakte iu parashtruan gjykatës, përfshirë elementë që ngrenë dyshime serioze për paligjshmëri të rënda institucionale. Fatkeqësisht, nuk pati asnjë reagim.

Megjithatë, një gjë u bë e qartë për çdo person të pranishëm në sallë: kush kërkonte transparencë dhe shqyrtim me themel të së vërtetës, dhe kush kërkonte errësirë dhe mbyllje sa më të shpejtë të çështjes.

Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: askush nuk bëhet prokuror i Republikës së Shqipërisë përmes heshtjes institucionale, kalimit të kohës apo shmangies së kontrollit publik dhe gjyqësor. Nëse kriteret ligjore nuk janë përmbushur, pavlefshmëria absolute nuk shërohet me kalimin e viteve.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë deri në fund verifikimin e plotë të ligjshmërisë së ushtrimit të këtij pushteti, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një proces konkret, por për vetë besueshmërinë e shtetit të së drejtës dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

25 Komente

  1. D
    Dire ***___********Straits

    O avokatuc , po ik o njeri merru me gjyqin e vete Lalit , se ka 60.000 faqe akuze mbi kurriz. Ik ore se ngeli ne qeli ka me shume se 1 vit , dhe ....nuk di as se c'behet ne shtepine e tij !!!! Ja e hoqet Olsin...po pastaj ???? E ke dosjen te vulosur nga Dumani !!!!...apo do germoni edhe te dosja e Dumanit se mos gjeni ndonje gje !!!...........megjithese , duhet te keni shprese. Gjykata e Larte , ne mbeshtetje te iniciatives "taze" te "Nxjerrjes nga kafazi dhe qelia i qelbesirave te politikes" , mori vendimin e pare duke lehtesuar "te pafajshmen , e pastrehe" te AKSH-it , Mirlinden.......sot degjuam se edhe ju vrapuat dhe bete rekurs ne Gjykaten e larte per lehtesim mase sigurie per Lalin...keshtu qe tani mos e rruaj , levizet si laviret neper shtigje si Lul Basha....por tani po ju jep nje ndihme ...vete sistemi gjyqesor , qe ti , Lali dhe Mero me komentuesit nuk u late asnje sharje pa u permendur....!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mut qeni dire

      Ty Dire mut muti te shajme se e shikojme qe te pelqen te te shajne nga gruaja nga fisi ,instikti

      Përgjigjjuni
      1. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        Diarre! Per kurjozitet,ne 24 ore rrezht,nga cila Bythe me shume del nga ajo e SS-Serbit Sali apo SS-Skuthit Surrelit alias bojaxhi

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje Republike e re duhet krijuar

        Drejtesia e re po vret vehten, perfundimisht!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubi Malltezi

          Keta jane 11 bajgat e KLP qe e kane lejuar SPAK te jete mbi ligjin.Keta jane 11 legenat qe kane krijuar monarkine SPAK. Keta jane 11 Olsi Dadot. Kryetare Mirela P. BOGDANI, Zv. Kryetar Erind GËRMENJI, Anëtarë:Erind MERKURI, Erion FEJZULLA,Vatë STAKA,Moisi DUDA,Olger EMINAJ,Ledina RIZA,Arta MANDRO,Sokol STOJANI,Zeqir HODA. https://klp.al/stafi-yne/

          Përgjigjjuni
        2. O
          OK

          Ore po ti vete a i mbylle punet me drejtesine se sikur u fol edhe per ty njefare kohe qe kishe abuzuar me tendera.... apo soji sojin do te mbroje

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolegu i SPAK-ut

            Dmth ky është për vete i pandehur dhe shqiptarët presin që ky të flasë mirë për drejtësinë

            Përgjigjjuni
            1. V
              VK

              E para nuk eshte i pandehur dhe nuk ka qene i akuzu per tendera, por ty aq te kane thene dhe ti aq thua. Ky ka 3 a 4 vjet qe flet dhe shkruan per sistemin e drejtesis, por normal jo per idiotet.

              Përgjigjjuni
          2. O
            Opozitar

            Bravo Plarent, po ben nje pune te shkelqyher jo vetem per Erjonin por per gjithe njerezit e thjesht qe jane masakruar gjykatave.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kolegu i SPAK-ut

              Dmth të gjthë ata që janë të akuzuar ose të dënuar janë masakruar nga gjykatat??

              Përgjigjjuni
            2. L
              Linza

              Disa, perfshire edhe Meron, thone se drejtesia e re lindi e vdekur. Une them se nuk pati fare lindje por nje abortim me dashje i saj!

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeni B

                Ja qe ka akoma funderina si ky pederasti Dire , avokati po thote qe ky prokuror nuk duhet te jete ne drejtesi jep dhe fakte , kurse ti pederasti Dire vazhdon po ne nje vrime , ti duhet ti provosh te gjitha vrimat or peder .

                Përgjigjjuni
                1. k
                  k

                  Fshatri ndreca-shko ha speca,duket sikur vjen nga Suedia dhe habitet me drejtesine shqiptare ,vetem tani qe ka hallin e klientit te tij ? Nuk ka folur kurrë per akuzat por e largon topin me proçedurën,gazetat,politikën,duke i bere gjygjin prokuroreve ,ligjit apo gjykatës. Une nuk e di nese Veliaj eshte i fajshem apo jo,por di me siguri qe strategjia e gjithë hajduteve te korruptuar te politikes shqiptare eshte e gjitha fotokopje.Meta,non grata universal,gerdeci,rrembeci,veliaj,vesjet ne bulevard,etj nuk flasin per te treguar qe jane te pafajshem por sulmojne organin e akuzes. Ky fakt i ben ata fajtore ne syte e qytetareve.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Epiri, djepi I shqiperise

                    Unë nuk kam pasur asnjëherë opinion pozitiv as për Lali Erin, as për Ndrecën, por jam shumë pesimist për të ardhmen tonë si publik, në lidhje me “thagmat” e drejtësisë. Madje, ajo që dëgjoj më shqetëson deri në panik. Nuk më ha meraku për burgosjen e asnjë politikani, sepse këto më duken si aktrime pa skenarist, ku faturën në fund të proceseve e paguajmë ne, me taksat tona. Ajo që më shqetëson vërtet është fakti që në sistemin e drejtësisë nuk po përfillet ligji dhe, mbi të gjitha, Kushtetuta.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Me respektin me te larte!

                      Vec forca dhe ec para me kurajo te madhe, Z. Ndreca, mbasi vazhdon te ndeshesh me organizimet kriminale te drejtesise, pushtetit dhe poltikes.Dhe mos harro asnjehere, qe ne krah, ke qytetarin e ndershem dhe historine.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pyetje nga publiku

                        Po Avokati mbrojtes i Velise Placenti ke ka Avokat mbrojtes per akuzat ndaj tij terkuze kudo ku e ka derguar Partia?

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Deni

                          Po dhe kete me siguri do e gjykoje ky i pa shkolli DADO

                          Përgjigjjuni
                        2. I
                          Ismail

                          Plarent respekte! Ke.bengulja per te drejten eshte virtut i njeriut te drejte.Asnjeri nuk kerkon te çlirohet Ai pa te drejte por num mundet nje injorant si Dado te bej drejtesi. KLP po vazhdon te gaboje,por tani ka emra konkret dhe nje dite do te dale e verteta.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Per hajdutet vetem burg....

                            Ore Ndrec legeni ashtu eshte vertet, po te ishte per "Shtetin e se Drejtes" ti duhej te ishe akoma ne burg si hajdut tenderash ku nje kapele te thjeshte polici e bleve 250 euro a thua se ishte kapelja e Kadafit, po keshtu Veliaj po gjykohet per breket e gruas Arjola dhe jo per inceneratorin pa incenerim te Tirones ku edhe sot paguhen 90 mije euro ne dite dhe per tenderat ne Bashki qe u vodhen 100% nga Kompanite 5D (5 Drejtorert me hotel privat ne Durres) etj etj.

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              hila

                              Mafija ka kape drejtesin ne shqipni, z. ndreca cirrua masken mafjozeve.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vendimi

                                Gjergj Dimitrov, lideri komunist bullgar, në gjyqin e Lipsia 1933, nga i akuzuar (për djegjen e Rajhstagut) u kthye në akuzues të qarqeve naziste, që supozohen djegësit e vërtetë të Parlamentit Gjerman.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kafshate, qe s'kaperxehet, eshte mjerimi...

                                  60.000 faqe akuza jane nje liber me te pakten 30.000 flete! A e kuptoni, o njerez, se cfare bejne ''shefat e dreqesise'', qe jane te perkushtuar per te na ''mbrojtur neve''?! Po ky ''krimineli'' nuk kaska patur asnje sekonde te lire, perveç se krime paska bere edhe kur ka pire uje, kur ka derdhur ujin e panevojshem, kur leshuar ndonje shfryrje barku, kur ka flejtur gjume e ku ta di une?! Po ky s'paska bere asnje pune tjeter, veç ''krime''?! E pabesueshme! Kush i lexon ato shkarravina pafund?! Olci?! Miserable! Mjerim i tmerrshem! Ne cfare mjedisi jetojme?! Jane akuza te pabesueshme, jane falsifikime me Google chat! Per nje fajtor te vertete nuk ka nevoje te derdhesh lumin me fjale, por me fakte e ke mundesine ta futesh shtate pashë nen toke! Perse nuk behet gjykimi publik, me mjetet e mediave, te pakten?! Robert Ndrenika eshte nje Mal i Larte i teatrit, kinemase dhe kultures tone kombetare dhe nuk e njollosin aspak veremlinjte, qe vdesin per sali Kufomen! Shikoni saliun dhe keni pare vdekjen, qe nuk shqitet, por kerkon te marre me vete njerez te pafajshem! Bejeni gjyqin me dyer te hapura! Hiqini ato shkarravina, se nuk ua pjerdh njeri! Largohuni nga ajo pune, kur e dini se jeni te paafte, se parate qe merrni (disa miliona ne muaj), do tua zene gryket jo vetem juve harrmëve, por eshe pjellavet tuaja!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    ILIR

                                    D - Je i sakte.Une nuk kuptoj nje gje,kur dy te pandehur,nje jashte si avokat dhe tjetri brenda me 13 akuza ngrene padi ndaj nje prokurori......Cudia Shqiptare...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      five company

                                      Nuk eshte cudia shqiptare, eshte injoranca e New York ( amerikane), qe i konsideroi shqiptaret dhe Shqiperine si shtet ne Africa. Por injoranca e fshehur e amerikaneve, u titrua me te madhe ne publik si "Smart start up" ose qe nje shqiptar i zgjuar do ta perkthente: " Smart thinking - fast earning"... Dhe Veliaj per 14 vjet u be " rob i Smart choices " qe ne te vertete kur New York- ezet me ne fund mesuan qe Shqiperia eshte shtet ne Evrope, ....deshirojne te mbyllin shpejt procesin....nese me kuptoni per bursat e New York!! Post Scriptum: Eh, errrr ,hmmm ...Imagjinoni qe tani astinenca e Erjonit si denim ti percillet ideatorit te Smart thinking ..A do mundet ky " zgjuarsi nostradamuse te mendoje ne gjendje astinence!!?" Cfare nuk do te shiste vetem per nje doze...!!!! Shqiperine e shitem per kete aresye, per nje "doze me shume"!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. R
                                      Romeo juristi i njohur

                                      Bravo, e mbrojtet Lal Hajduti dhe këtë plehre, Plarent Kapele! 300 euro per kapele e policit! Ky thoshte perse Lali merr kaq e te mos marrë edhe unë? Të Dy 99 kemi qënë! Grupin tone 99 e kemi gjitheandej në Drejtesi, Parlament, Qeveri, Bashki, Polici kudo... Përse të mos bëjmë diversion...Sokol Sadushi na beri me Krah të Fluturojme.. Red Bulli nuk është asgje. Rrofshin Hajdutet me në Krye Lal Fiku dhe Plarent Ndrecen...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje