Dritan Shano: BE nuk ishte kurrë një dhuratë, por një bast mbi besimin

9 Maj 2026, 11:18Politika TEMA
Dritan Shano: BE nuk ishte kurrë një dhuratë, por një bast

Dritan Shano ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e Ditës së Europës, duke reflektuar mbi kuptimin politik dhe shoqëror të Bashkimit Europian dhe sfidat që lidhen me procesin e integrimit.

Në postimin e tij, Shano thekson se Bashkimi Europian “nuk qe kurrë një dhuratë” për vendet anëtare, por një projekt i ndërtuar mbi besimin mes popujve dhe institucioneve. Sipas tij, BE mbetet “një bast mes njerëzve të huaj për njëri-tjetrin”, i bazuar në idenë se rregullat e përbashkëta mund të krijojnë një të ardhme të përbashkët.

Ai nënvizon se ky besim nuk fitohet automatikisht me anëtarësimin formal në Bashkimin Europian, por duhet të ekzistojë paraprakisht brenda vetë shoqërisë.

“Besimi duhet të ekzistojë përpara se dera e Europës të hapet, duhet të ekzistojë mes shqiptarëve, institucioneve tona publike, në kulturën tonë politike”, shkruan Shano.

Sipas tij, suksesi i integrimit europian nuk matet nga retorika politike apo grupet më të zhurmshme, por nga fakti nëse projekti europian arrin t’u shërbejë “shumicave të heshtura”.

Në fund të mesazhit të tij, Shano uron Ditën e Schuman-it, duke iu referuar deklaratës historike të Robert Schuman-it, e konsideruar si themeli i projektit europian modern.

Reagimi i Dritan Shanos:

Nuk mund të mos mendoj se Bashkimi Europian nuk qe kurrë një dhuratë që ju blatua anëtarëve të saj të parë, dhe gjithë atyre që erdhën pas. BE ishte dhe mbetet sot e kësaj dite një bast mes njerëzve të huaj për njeri tjetrin - se rregullat e përbashkëta mund të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Ky besim tek njeri tjetri nuk vjen me çelësa në dorë pas anëtarësimit. Siç vendet themeluese patën më shumë besim sesa hezitim tek projekti i BE, çdo anëtar i ri këtë solli me vete - besimin e qytetarëve të tyre tek njeri tjetri, dhe besimin se suksesi i hyrjes në BE matet me një kriter të vetëm: nga projekti i unionit përfitojnë shumicat e heshtura, jo pakicat zëçjerra apo gjoksrrahëse. Besimi duhet të ekzistojë përpara se dera e Europës të hapet, duhet të ekzistojë mes shqiptarëve, institucioneve tona publike, në kulturën tonë politike.... Gëzuar ditën e Schuman-it!!!

1 Komente

  1. J
    Jack Daniels

    Kuptoni esencen filozofike , bashkimi ben fuqine , e pra te bashkuar ne diversitetin tone edhe ne si Shqiptare , nje popull i vogel dhe ne proces shperberjeje nuk mund te gjejme shprese tek BE ,se thuhet shpesh (do te bashkohemi ne BE) e pra ky eshte iluzion pa u bashkuar mes nesh ne projekte te medha ekonomike , sociale , kulturore , te tradites , te besimit.Keshtu do te risim fuqine tone si komb dhe peshen specifike ne familjen e KOMBEVE , pavaresish se te vegjel.EKONOMIA eshte PRIMARE , ne kapitalizem dhe PARAJA rrezon barrierat e paragjykimit, shpesh duhet te jesh i pasur edhe i forte qe te te respektojne.E PRA ESHTE E DETYRE E SHTETIT SHQIPTAR te gjeneroje MEGAPROJEKTE STRATEGJIKE me perfitim EKONOMIK dhe te HAPEN FINANCIARISHT EDHE PER QYTETARIN E THJESHTE qe ky te investoje dhe te Pasurohet ne dhe nga TOKA E VET .Merrni shembull FONDIN STRONG TE KANADASE qe u lajmerua keto dite nga KM Kanadez CARNEY i cili tha shprehimisht ne deklaraten promovuese....CDO QYTETAR QE KA PAK PARA MUND TE INVESTOJE NE FOND...E pra ky model duhet te ndiqet per te krijuar kete kohezion, jo merri pasurite e SHQIPERISE dhe shiti tek Ivanka, apo tek Kimberly, Tek Greket apo tek Arabet dhe Shqiptari i thjeshte te mbetet me gisht ne goje ne vendin e vet, e perse duhet me qene PATRIOT pastaj e ta duam vendin , kur bukurite e shqiperise i marrin te Huajt dhe i shfrytezojne ata dhe ty si njeri te vendoset nje gardh ketu e nje gardh atje , dhe avash avash kthehesh ne nje skllav te tyre .ZOTERI ,Pasurite e SHQIPERISE JANE TE SHQIPTAREVE dhe investimin duhet ta bejne ATA, dhe kur them SHQIPTARET ,JO OLIGARKET E PANGOPUR KLIENTE TE QEVERISE e kam fjalen cdo familje te thjeshte duhet te kete nje opsion te investoje NE PASURITE E VENDIT,qe tek te ardhurat nga RROGA, tek kursimet apo dergesat e femijeve nga emigracioni, te ardhura nga bizneset, turizmi , tregtia sherbimet etje etje ,.MJAFT I CORODITET NJEREZIT VETEM ME , SHTEPI< SHTEPI< SHTEPI, SHTEPI asnje zhvillim nuk sjellin keto investime , asnje kohezion nuk krijojne , vec po iu shplahen trute njerezve dhe po iu rritet vlera shtepive duke iu mohuar te rinjve edhe te drejten bazike te kene nje strehe mbi koke e te krijojne familje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje