Gazetari sportiv Fatjon Baze deklaroi se zgjedhja e Rolando Maran në rolin e trajnerit të ri të Shqipërisë është një hap mbrapa.
“Kemi bërë hap mbrapa me zgjedhjen e Rolando Maran për stolin e Kombëtares. Është një trajner që e kanë pompuar sikur ka një CV të pasur, por mendoj që do të jetë një dështim në krye të përfaqësueses sonë”, tha Baze në studion e “Mega Botërori” nga Altin Sulçe, në A2CNN.
“Mos të arrish të fitosh dy miqësore me dy ekipe të lehta në letër, tregon që kemi të bëjmë me një trajner pa brumë”, shtoi Baze.
Ndërsa gazetari Elvis Rexha theksoi se pas një viti të mirë me Catanian, Maran nuk ka pasur ndonjë karrierë mbresëlënëse në Itali.
“Në ndeshjet miqësore nuk më ka lënë ndonjë shije të mirë”, tha Rexha.
Do zevendesoj Panucin