Cape Verde shkruan historinë, kualifikohet si vendi i dytë i Grupit H krahas Spanjës!

27 Qershor 2026, 04:15Sport TEMA
Cape Verde shkruan historinë, kualifikohet si vendi i dytë i Grupit H

Barazim i artë 0-0 ndaj Arabisë Saudite, Cape Verde shkruan historinë dhe mrekullinë sportive duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt dhe duke "falenderuar" Spanjën kryesuese.

Ishulli afrikan në një debutim mbreslënës në grupet e Kupës së Botës mori 3 barazime dhe e mbylli e dyta.

Spanja fitoi 1-0 me golin e Baenas dhe Uruguaji është jashtë Botërorit!

Amerikanolatinët paguan faturën e kokëfortësisë së trajnerit Bielsa, gafave të veteranit Muslera, sulmit skandaloz me Nunez "fantazmë" dhe mungesën e lidershipit ku as Valverde nuk udhëhoqi dot kombëtaren.

Ugarte doli në lot pas një dëmtimi serioz, shkruan telesport.

Jashtë edhe Arabia Saudite që luftoi deri në fund!

 

Lini një Përgjigje