“Europa nuk është më një ëndërr naive”, Mesazhi i Jorida Tabaku për 9 Majin: Shqipëria ka nevojë për drejtësi, meritokraci dhe shtet ligjor

9 Maj 2026, 10:00Politika TEMA
“Europa nuk është më një ëndërr

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me rastin e Ditës së Europës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se Bashkimi Europian nuk lindi si një projekt burokratik, por si përgjigje ndaj tragjedive që përjetoi kontinenti pas luftërave shkatërruese.

Në mesazhin e saj, Tabaku kujton figurat historike si Robert Schuman, Jean Monnet, Alcide De Gasperi, Konrad Adenauer dhe Winston Churchill, të cilët sipas saj besuan se paqja nuk mund të ndërtohej vetëm mbi traktate, por përmes institucioneve të forta, ekonomisë së përbashkët dhe vlerave demokratike që bashkojnë kombet europiane.

Deputetja e PD-së nënvizon se sot Europa përballet me sfida të reja, duke përmendur sigurinë, konkurrencën globale, luftën në Ukrainë, teknologjinë dhe zgjerimin e Bashkimit Europian. Sipas saj, Europa nuk është më vetëm një projekt paqeje, por edhe “një projekt force, stabiliteti dhe sigurie”.

Duke iu referuar Shqipërisë, Tabaku shprehet se pas më shumë se tre dekadash, Europa nuk shihet më si një “ëndërr naive”, por si një nevojë konkrete për ndërtimin e shtetit ligjor, drejtësisë dhe meritokracisë.

“Është mundësia për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më europiane”, shkruan ajo.

Në përfundim, Tabaku rithekson se integrimi europian mbetet objektiv strategjik dhe historik për Shqipërinë, jo thjesht si slogan politik, por si bindje reale për transformimin e vendit dhe anëtarësimin e denjë në Bashkimin Europian.

Postimi i Tabakut:

Europa e Bashkuar nuk lindi si një projekt burokratik. Lindi nga hiri i një kontinenti të djegur nga luftërat, nga dëshira për të mos lejuar më kurrë që urrejtja, totalitarizmi dhe ndarjet të shkatërronin Europën.

Schuman, Monnet, De Gasperi, Adenauer apo Churchill besuan se paqja nuk ndërtohej vetëm me traktate, por me ekonomi të përbashkët, institucione të forta dhe vlera demokratike që bashkojnë kombet.

Sot Bashkimi Europian është përballë sfidave të tjera: sigurisë, konkurrencës globale, luftës në Ukrainë, teknologjisë dhe zgjerimit. Europa nuk është më vetëm një projekt paqeje. Është një projekt force, stabiliteti dhe sigurie.

Edhe për ne shqiptarët, pas më shumë se tre dekadash, Europa nuk është më një ëndërr naive. Është nevojë. Është shtet ligjor. Është drejtësi. Është meritokraci. Është mundësia për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më europiane.

Prandaj integrimi europian mbetet objektivi ynë strategjik dhe historik. Jo si slogan politik, por si bindje reale se Shqipëria mund të transformohet dhe të bëhet një anëtare e denjë e Bashkimit Europian.

10 Komente

  1. D
    Detari

    Keto mbetjet nga Irani si kjo Tabaket na enderrokan evropen, cfare do degjojme tjeter…mbasi i lyen malet me gjake dele per jovruze si kanibale!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sot duhet ta benit protesten,do kishit rrezuar ram

      Haneme shko ne proteste e kap ndonje polic per koqesh se ta kaloi alimahmuti me mulin.... Saliu fitoi bolet e dashit dhe e terhoqi zvarre edi ramen,te tjeret nuk po gjejne vrime ku te futen. Vetem spirop...e fali saliu

      Përgjigjjuni
      1. a
        agron

        po pse o bibe salehut nuk uron shqiperin per 9 majin po i thur lavde vetem europes,nuk ishin prindrit tane qe moren pjes ne lufte per clirimin e vendit e te europes ,kjo dit eshte dhe per shqiperin o shkerdhate feper me plot goje ta them

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roçka I peqinit

          kjo laraska tru mut, flet sikur e ka nxjerre salihi nga bytha

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roçka I peqinit

            kjo laraska tru mut, flet sikur e ka nxjerre salihi nga bytha

            Përgjigjjuni
            1. B
              Boston

              Mos prisni fjale te mira per Shqiperine qe eshte shume afer BE, nga kjo monster qe ka ligesine ne DNA.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Holy justice

                Cfare ke futur e mban ne goje ti e ben te qelbur e te ndyre ate cfare nxjerr prej goje!

                Përgjigjjuni
                1. U
                  USA citizen

                  Evropa ka ikur per lesh pasi brenda saj ka gjysmen popullsi sllave qe luajne sa per Brussel sa per Mosken. Diten per Bruksel e naten per Mosken! Rama do te hyje e te luaje aty Brenda me sllavet ne BE, kunder Kosoves dhe Shqiperise, dmth shqiptareve!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kjo eshte e dashura e re e Saliut

                    Cfare i dukrt vetja kesaj kerme me origjine nga Irani. Gjyshet e kesaj qelbesire ishin me citjane, kjo e perdala me Prada.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ushtari.

                      Mire moj Tabake,po perse villni per dite ndaj vendit tone ne rastin me te pare qe ju jepet.Apo keshtu e do puna.Ulni bythen ne karriget qe ju ka dhene populli dhe mos i pengoni punet qe me sa duket jane vene ne vije,por jepini nje shtyse kesaj pune.Po llafe jemi dakort, e ketej vendosni gozhde kudo ju cvleresojne me shume para syve te te gjitheve,sidomos para te huajve qe thone me veten e tyre po ca monstra qenkan keta qe as vendin e tyre nuk duan.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje