A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?

20 Dhjetor 2024, 18:15Politika TEMA
A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e

Nga Ylli Pata

Gjatë hartimit të korpusit ligjor të reformës në drejtësi, pati një diskutim të përgjithshm të politikës shqiptare, që të mos ketë superfuqi të prokurorisë së posaçme.

Tipit të asaj që i jepet gjyqtarëve të Kushtetueses apo Gjykatës së Lartë, që kanë mandate të mëdha.

Kjo u vu re që në diskutimet e para, e madje pati diskutime nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së në atë kohë për të kriuar të ashtuquajturin ekuilibër.

E bënte kjo një politikë shqiptare që për 30 vjet krijoj një kryeprokuror përbindësh që kishte në duart e tij të gjithë hapjen e çështjeve penale të mëdha ndaj krerëve të politikës, por që ishte totalisht i vaur nga politika.

Duket me një mjeshtëri, por dhe dinakëri negociate, konsulentët amerikanë të OPDAT-it, apo europianë të Euroaliusit, propozuan që kreu i prokurorisë speciale kundër krimit dhe korrupsionit të qëndronte 3 vjet në detyrë. Ndërkohë i gjithë korpusi i SPAK të ketë një mandat 9 vjeçar.

Logjika filozofike e kësaj zgjidhjeje ishte shumë demokratike dhe që qëndron në thelb të reformës në drejtësi. Ku nuk ka më kryeprokuror, por prokuror me fuqi të plotë për dosjen e tij që çon në gjykatë. Kreu i trupës është më shumë një fuqi organizative, logjistike, por dhe mbështetës i trupës së prokurorëve.

Nga ana tjetër, mandati i përkohshëm, sipas të gjitha gjasave nuk është bërë për ta lënë SPAK, përkatësisht prokurorët vetëm 9 vjet në detyrë, pasi është shumë pak puna e një insitucioni që t’i hyjë me qilizëm të paprekshmëve të një sistemi thuajse të blinduar abuzimi 30 vjeçar.

Sipas të gjitha gjasave, kjo ka ndodhur për 2 arsye; e para, amerikanët dhe europianët e kanë marrë parasysh rrezikun se kjo trupë mund të dështonte. Ka ndodhur edhe në vende më demokratike se ne si Rumania, ku Parlamenti rrëzoi homologun e SPAK, apo edhe në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, këtu ka një mekanizëm që s’e ka asnjë vend, që është ONM, pra trupa ndërkombëtare e monitorimit që është institucion kushtetues. E që është një garanci për të qenë pran gjyqësorit të ri shqiptar.

Nisur nga kjo, ka qenë krejt e pritshme që do të kërkohej shtimi i mandatit nëse si i thonë fjalës “do të dilte djalë”. Që kështu ndodhi, jo thjesht me mandatin e Dumanit që i vuri vulën pandëshkueshmërisë, pore dhe me atë të Krajës që nisi punën sidomos në peshqit e mëdhenj të mafies dhe narkotrafikut shqiptar.

Jo më kot edhe Kraja, ashtu si Dumani që ka marrë një çmim në SHBA, ka marrë një të tillë nga Europa.

Tani, ky është fakt. SHBA kërkon të zgjatet edhe për 9 vjet mandati i trupës aktuale të SPAK-ut, të cilin e bëri publike zyrtari i lartë i SHBA, Alexander Kasanof. I cili pas qëndrimit publik, takoi Edi Ramën, ku sipas gjasave i ka bërë kërkesën zyrtare për ktë propozim.

Deri tani nuk kemi një qëndrim politik. Mazhoranca nuk ka dhënë një deklaratë, as opozita. Kemi vetëm disa sponda, por dukshme me spin të mbështetësve mediatikë të Sali Berishs dhe Ilir Metës.

Të cilët e refuzojnë fort këtë propozim. Por a do ta bëjë mazhoranca? Deri tani, PS nuk e ka votuar në Kuvend kërksën e vetë SPAK në kohn e Arben Krajës që të rinovohet mandati. Të paktën me qëndrim politik.

Por nëse mazhoranca del dhe e kundërshton hapur këtë propozim amerikan, edhe pse mund të lyhet e lahet me argumente, rrëzon një investim thuajse 13 vjeçar, e që është realisht shtylla që e ka mbajtur në pushtet shumicën e Edi Ramës.

Gjasat janë që PS në fund do ta pranojë, e madje ka edhe të dhëna brenda strukturave të mazhorancës që kjo çështje do të shtrohet në Komisionin Xhafa, i cili madje ftoi zyrtarisht SPAK të sjellë propozimet e veta. Por tani që këtë propozim e bëri SHBA, i takon komisionit që ta elaborojë.

Megjithatë mazhoranca aktuale nuk i ka votat për ta miratuar, i duhen deputetë nga opozita. Nëse PS e shtyn me taktikë për në Parlamentin e ardhshëm, i jep kundërshtarëve një armë me preçizion të lartë për ta riforcuar akuzën se do ta shënjestrojë SPAK.

Mazhoranca është pjesa politike më e dëmtuar nga hetimet e SPAK dhe megjithat ka qenë e prerë në logjikën që këtë ka dashur kur e ka ideuar e miratuar reformën në drejtësi.

Ndalimi tani, vetëm i heq pikë, e nuk ka gjasa që Rama t’i thotë jo. E këtu, duket se do të jetë lëvizja e radhës, ku ai do të verë në provë opozitën e re, që publikisht është pro SPAK, nëse do të japë OK për ndryshimet Kushtetuese për kërkesën amerikanet.

Pikërisht kjo pritet të jetë dhe lëvizja më e fortë para zgjedhjeve të 2025, ku sipas gjasave do të vendosë shumë.

Por, ka shumë mundësi që të lihet për ditët e fundit para shpërndarjes së parlamentit aktual, përkatësisht nga marsi…

17 Komente

  1. M
    Manatua

    Manatit hahaha. Iku gjuha shqipe

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vjeç

      elaboroje...nuk thote shtjelloje

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Mos ja vini re.. Është duke treguar që di anglisht shumë fare por e kanë vënë Yllin e shkretë me dhunë që të shkruaj një artikull në shqip.

        Përgjigjjuni
    2. C
      Comments

      SPAK ka filluar të ketë frik nga kërcënimet e disa krerëve të opozitës, liroj Berishën nga arresti shtëpis, ja ktheu nënës së Monikës banesën e sekuestruar, nuk po bën arrestime të reja në opozit.Sot po dredhon spak dhe po përqendrohet te ata që Dumani ka fjalën e fundit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK

        Po opozita s'ka pushtet mer gar s'ka si ti arrestojë nga 1 ne muaj. Po pushteti qe vjedh qytetarët shqiptarë çdo ditë në çdo fushë çfarë bëhet?? Apo dhe ti si pilo me patronazhistet sufllaqexhi që thonë nuk vjedhin të PS -se jane të Saliut

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          O gomar nuk e liroi spak-prokurori por gjykata. Edhe shtepine ja ktheu gjykata dhe jo spak-u.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vasil

          Le te ndrojne karriket te duket se ka "Rrotacion apo ndryshim".

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vasil

            Eshte fatkeqesi qe nje Idiot karrierist me Nene Greke nga fshati me emer Greke Vuno te sakrifikoi Marredheniet fqinjesore midis popujve tane Greke dhe Borio Epirote te turqizuar te vetequajturit Skiptare. Dhe keto vetem per interesat e tij duke demtuar edhe vete vendin. Kush nuk e kupton qe Ceshtja Beleri ishte ceshtje e armiqve te popullit Greke te Bregdetit. Po te qe ndryshe perse nuk vendosen nje zevendesues te Tij por ne kundershtim me deshiren e popullit mbajten per 1 vit e kusur nje kryetare si Jorgo Goron? Ke do mashtroje ky teveqel ne Evrope per te Drejta te Pakicave? Ketebe mbajne qellimisht ata qe po pushtojne Sirine pir ky kaq tru ka.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kopetenti

              Sa per dijeni fshati Vuno (me emer grek) den ba ba den ka folur vetem ne gjuhen shqipe o vasil karalloji. Keshtu nuk e di sesa grek kane qene ata/ato, se tani nuk ka me kembe njeriu atje. Eshte komplet i braktisur.

              Përgjigjjuni
              1. j
                jam grekqiri gabel

                Vasil kari. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?

                Përgjigjjuni
              2. V
                VLONJATI

                Ne se ngelet po ky spak ,mos prisni te denohet asnje kriminel politikan i djathte .Filmat me saliun jane per ne tea trin e femijeve jo per njerezit qe sado pak kuptojne si zhvillohet politika .Te majte dhe te djathte mos u tallni me popullin nuk eshte koha e neronit

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajani

                  Shqiptar koqe,,nuk arrijne te njohin kompetencat e drejtesise,,cfar detyre Ka spak,gjykatat,prokurori,avokati etj,etj,,edhe enveri kishte te ndara institucionet e drejtesise,,,kta mendojne se spaku te denon spaku te liron,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhepisti gjate

                    Kush eshte Olsi dhebskannevoke per pergjigje

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesi e munguar

                      SPAK-u ka arritur te hetoj shume dosje te lena hapur nga Gjykata e Krimeve te Renda.A do te kete sukses lufta per drejtesi?Kesaj pyetjeje mund ti jape pergjigje vetem Gjykata Kunder Korupsionit. Sa per zgjatjen e mandatit ie prokuroreve te SPAK-ut,do te ishte mire te behet,qe ata te bejne sic duhet punen.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapajane hesapi

                        Do te behet Sic thote Amerika.Shqiperia eshte neokoloni amerikane,me guvernator amerikane ,nga i cili iu shpeton shurra socialiste e dhe Demokrate e.Prandaj ASPAK do te zgjase afatet.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Humoristi

                          Do ta zbatojne si qene per te ruajtur karriket!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demokrati me mend ne koke

                            Me koken ul e duret lart do e zbatojne si ceco porosine amerikane. Si ne 2016 fiks.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje