Alfred Lela e cilëson “Diellën” një gjetje banale të Edi Ramës.
Ndërsa jehonën e mediave botërore, ai e quan si diçka normale, pasi sipas Lelës, ato janë majtisto-liberale dhe kundër njeriut.
Sipas Lelës, Rama po ndërton një seks të tretë të gjinisë politike.
Shkrimi i Lelës
Shumë në Shqipëri e kanë konfirmuar shkëlqimin e idesë së Edi Ramës, paraqitjen e një ministri virtual si pjesë të kabinetit, në sytë e mediave të huaja. Në fakt, duhet të jetë e kundërta: hapësira domethënëse që ka marrë në mediat botërore është treguesi i banalitetit të idesë.
Së pari, sepse mediat e huaja e shohin Shqipërinë tangent; në intepretime ku mungon thelbi dhe kjo lidhet, sa me (pa)rëndësinë e vendit tonë, sa me burimet dhe interesin e kufizuar të mediave të huaja.
Së dyti, mediat e huaja nuk kanë gazetarë në Shqipëri, dhe i marrin kronikat ‘e gatshme’ nga agjensitë e lajmeve si Reuters apo AP, korrespondentët e të cilave janë shqiptarë, çka do të thotë se nuk e shmangin dot konfliktin e interesit. Nuk do shumë mund për të parë animin proqeveritar të agjencive të lajmeve, sidomos të AP (Associated Press).
Së treti, mediat ndërkombëtare, në shumicë, i përkasin dhe mbështesin agjendat dhe narrativat majtisto-liberale, ku hyn, ndër të tjera, edhe inteligjenca artificiale, një variant i ‘njeriut të ri’, që sfidon homo sapiensin konvencional, pra shëmbëlltyrën e Zotit, në kuptimin e feve të mëdha monoteiste.
Së katërti, ta interpretosh si gjetje, dhe jo si banalitet, ministrin e parë AI në botë, ardhur nga një vend i vogël, ende i varfër dhe plotësisht i korruptuar si Shqipëria, siç bënë jo pak nga mediat lokale dhe globale, e gjen paralelen e vet historike te grupet marksiste-leniniste botërore, të cilat e besonin dhe shpërhapnin idenë kretine dhe banale të Enver Hoxhës, ku Shqipëria përpjetonte në marrëzi si i vetmi vend mbrojtës i idealeve të pastra të komunizmit.
Kur shumë vetë e besojnë/pëlqejnë diçka, jo domosdoshmërisht është e duhur/a. Në shumë raste është një banalitet i veshur si gjetje (shih Big Borther për shembull).
Një vërshim banaliteti, i cili duhet thënë, është modus operandi dhe vivendi i Edi Ramës është edhe shkarkimi ‘i bujshëm’ i një zv/ministri nga eprorja e sapongarkuar. Arsyeja: funksionari i lartë po pinte cigare në mjedis publik. Shkarkimi në vetvete nuk është banal, por filozofia bosh pas tij e bën të tillë. Sepse, pas kësaj uverture në propagandë qëndron ideja/paradigma e kahershme e Ramës, e mbështjellë me celofanin e rrejshëm të parullës ‘ne bëjmë shtet’.
Duke tingëlluar pompoze dhe e domosdoshme, parulla kthehet në bosh në momentin kur propaganda mbi shtetin [që po bëhet?!?] është në jobalancë me aktet themelore që përbëjnë shtetin. Duhanpirja psh është kozmetikë në klasifikimin e akteve që formojnë shtetbërjen, ndërkohë që eficenca, korrupsioni, integrimi i partisë me shtetin janë kolona themelore.
Një ministre si Koçiu, që në një akt të parë publik në krye të detyrës imiton Ramën, dhe e sheh autoritetin e shtetit te funksionari që pi duhan në mjedis publik, është duke banalizuar edhe shtetin, edhe luftën kundër duhanpirjes.
Mediat që e marrin lajmin, e përsërisin, e durtrokasin janë gjithashtu pjesë e këtij banaliteti ku mungon vështrimi kritik ndaj ngjarjes dhe fenomenit. Sidomos mungon konteksti. Për shkak se e gjitha është pjesë e filozofisë të shembullbërjes apo kokëturkut, por jo edhe përpjekje për të zgjidhur problemin dhe bërë shtetin.
Po deshe kaloje këtë edhe te ‘rasti Veliaj’, i cili ha një diskutim më vete. Të dënosh në mënyrë shembullore, kolektive dhe linçuese Erion Veliajn, nuk ke bërë asgjë për shtetin apo të vërtetën, sa kohë që sistemi që e prodhoi dhe e jashtëqiti Veliajn, është aty me mitrën dhe dhe gojën hapur për ta riprodhuar dhe jashtëqitur çdo Erion të radhës.
Prandaj Diella është e rrezikshme dhe banale në të njëjtën kohë. Ajo është krijuar për të malcuar sistemin, për ta veshur me mahi e hijeshi dhe, në të njëjtën kohë, për ta lënë të kalbur, të pandryshueshëm, multifunksional dhe multiaplikativ. Për ta kthyer në një paradigmë të re ku e keqja dhe mira ndahen nga një kategori e tretë, që është banalja, dhe sundimi i saj u mbivendoset të dyjave dhe i anulon të dyja njëkohësisht, e bashkë me to kufirin ndarës mes tyre.
Kjo është cancel culture që po emëton Edi Rama në Shqipëri. Nuk është revolucion teknologjik, është një seks i tretë i gjinisë politike, një krijim mefistofelian. Ndryshe nga sa na mëson parobala e Getës te ‘Fausti’, monstra nuk ‘kthehet’ dhe ha autorin, por gllabëron popullin të cilin, medemek, është krijuar të fuqizojë.
Pëmes një shajnie, një mashtrimi.
Te parin do te qijme ty, dhe pastaj do vazhdojme!
GAZETAR PA SHTYLLE KURRIZORE:LEPIRES I BERISHES:
Po të mos kishte "IDIOTË" të klibrit "LELA" e të tjerë, PD-ja dhe gjithë shoqëria shqipetare nuk do ishte në këtë gjendje.
Mendjen te sexi e ke o pervers.tore suma.
Ti je homosexuel qe fsheh homosexualiten tende , te pakten Bardha Kavajes é pranone qe ka kaluar ylberin dhe eshte bere dylber dhe se po vazhdon kurre hormonale qe shpeshe here e destabilizone menderisht , jane efektet anesore te médicamentit, iken per lesh.
Nuk gjen dot, te kerkosh me qiri qenie me banale se ty Lela! U bane ti te japesh mend per IA! Lepi ndonje kocke aty rrotull PD dhe e ke permbushur veten!