Alibeaj: PD do të ketë 1 kandidat për zgjedhjet vendore

10 Tetor 2022, 15:40Politika TEMA

Alibeaj: PD do të ketë 1 kandidat për zgjedhjet vendore

Pasi Sali Berisha i kërkoi Enkelejd Alibeajt të bashkëpunojnë, grupi parlamentar i PD ka mandatuar Gazmend Bardhin që të gjejë çdo mundësi bashkëpunimi me Rithemelimin në mënyrë që opozita të shkojë në zgjedhjet vendore të 2023 me 1 kandidat të përbashkët.

Ky ishte vendimi që u mor sot pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Alibeaj dhe grupi i tij duket se i kanë dhënë fund dyzimit dhe do të gjejnë format e duhura për të bashkëpunuar me Sali Berishën. Në deklaratën për mediat thonë se është zgjidhja e vetme për të rrëzuar Edi Ramën.

Nga dita e sotme, Bardhi do të nisë punën për të sjellë bashkimin e demokratëve në zgjedhjet lokale.

“Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.

Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale”, thuhet në deklaratë.


Teksa Rithemelimi ka njoftuar aleancën me Ilir Metën dhe partitë e vogla si dhe ka inciuar procesin e primareve, ende nuk dihet se si do të gjejnë dakordësi për mënyrën e daljes në zgjedhje me 1 kandidat. 

Kujtojmë se Berisha i shtriu dorën edhe për propozimin e reformës territoriale Kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj, pavarësisht se që prej kthimit të tij me Foltoret dhe largimit të Lulzim Bashës, ka hedhur akuza ndaj tij si bashkëpunëtor me qeverinë. 

16 Komente

  1. Q
    Qytetar

    Alibeaj u tregove tradhetar i shqipetareve me kete veprim.Turp.Kurre nuk duhet te bashkoje voten me pjesen e non gratave.Edhe 100 vjet te rrije Rama ne pushtet, me mire do jete.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati veteran , armik i hajdutit të non gratës

      Berisha të jep dorën për të të marrë krahun . Alibeu si adoleshent në politikë dhe një deputet që rastësisht i ngeli në dorë posti kryetarit të PD -zyrtare , nuk ka intelektin dhe aftësinë e duhur për të drejtuar atë parti . Ai mendon për karriken e nesërme dhe i jep shansin Berishës të marrë komandën e partisë . E mbani mend ngharjen në podiumun e parlamentit , ku Berisha e shtyu si leckë Aliagain dhe ai si lepur iku me bisht në shalë. Kur nuk është Berisha , Aliagai kaprdiset si kokoshi majë plehut. Gjynah për ata demokratë që i besojnë këtij keci .

      Përgjigjjuni
      1. çao

        Jo zoti Alibeaj,nuk ta jap voten time dhe te familjes time.Nuk mund t'ja jap nje non grata.Kurre.Ke bere gabim qe bashkepunon e Sali non grata. Ai nuk ka pas vetes se tij demokrate,por horra dhe srvila.

        Përgjigjjuni
      2. q
        qivax

        Tani qy do bashkohen bashke dy rrymat e shqupit njona e shkopit edhe tjetra e karotes ,Rama ka me humb .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llazi usa

          Ali agaj ta futi Saliu ta futi karremin ha mut tani, se Edit i rruani karin, jo ta mundeni.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komunisti Berrisha

            Te bashpunosh me nje nongrata i duket normale Ali- beut kur vetem per kete bashpunim spiuni I.M mori denimin nga PSE....haaaa i ka trenbue komunisti Berrisha keta qe ne djepe

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po

              Hahahahahhahahaah o Meroooo e kuptove qe mban shpresa te kota tek keta idiotet e dobishem? Do nxjerrin kanditate te perbashket non grada. Enkelejdin qe donin ta benin hero te demokracise kur u rrahen ne mes te Tiranes. Qen i rrahur o Mero, qen i rrahur Enkelejdi.

              Përgjigjjuni
              1. !
                !!!

                Dhe mbasi te bien dakord per kandidatet e perbashket, Alibeaj do te pres ne ambientet e Kuvendit Zonjen Kim. Kjo e fundit do t'a falenderoj per kontributin e tij ne demokratizimin e forcimin e opozites. Zonja do t'a siguroje po ashtu se "Non Grata" e lobimi me financime ruse jane mekanizma per kompaktesimin e opozites, bashke me Liken padyshim. Cfare gallate!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kolombo

                  Shume shpejt Alibeaj non grada nga Saliu si Shume te tjere qe nga themeluesit e Pd e deri ne degjenerimin personal te tij.Kompromis I gabuar ne kohen e gabuar fatkeqesi.....

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    regi

                    Me mir digjni ju se disa shum mir qe e bete kshu

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luan

                      Miliona te vini sdo zgjidhet asnje jeni te lodhur nga koka te kembet

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ismail

                        Ca do kandidojne ata aman ku skan as opozit

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylber

                          Rregulloheni per veten tuaj ju se per me fitu dihet qe jo

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            arbi

                            u dorezove dhe ti para saliut turppp

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              eni

                              ska rendesi dilni dhe me 10 po deshet do humbisni

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Më mirë bëheni si më 30 qershor !

                                Një o po si , si më 6 mars , po primaret , apo i haroi ky i firmes dhe vulës ! Ky Babalja ka firmën dhe vulën po s’ka korat , Primari ka ca kokra po s’ka vulën VULHUMBURI !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje