Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se qëllimi i marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit është që të dekurajojnë Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Sipas tij, të dyja palët kanë probleme me SPAK, Rithemelimi me kryetarët dhe mazhoranca me zyrtarët e korruptuar.
“Palët janë ndarë, nga një anë jemi ne PD, që e mbështesim në maksimum produktin e SPAK, ka një palë tjetër që kanë probleme me SPAK; Rithemelimi ka problem të madh me drejtuesin e tyre, mazhoranca sot është ajo që ka predikuar gjithmonë për mbështetjen ndaj SPAK, Rama e ka cilësuar produkt i PS, ndërkohë që bashkohen tek kjo çështje.
Hallexhinjtë e SPAK janë bërë bashkë dhe nuk është lëvizja e parë dhe e fundit, se ka një sërë lëvizjesh të tjera nën dhe që duan të godasin SPAK; shpërthimet e kryeministrit ndaj BKH, Shalsi tha se do krijojnë një komision për të kontrolluar SPAK, dhe e fundit është raporti i fundit i SPAK që ka të dhëna të frikshme, një prej tyre është kjo: në 2023 ka 40 për qind e referimeve për korrupsion nga shteti vetë”, tha ndër të tjera Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania.
Po more neoballist , po je kontradiktor krye e keput me keto perralla qe po llomotit . Si qenka kundra SPAK-ut PS -ja , kur 40 % e referimeve per korrupsion kane ardhur nga vete shteti ? Gje ndonje formule tjeter , se keto qe thua jane te pa besueshme , ose shprehu me qarte se je jurist me shkolle , jo si Gjin Gjonerat me shoke qe jane jurist me kursin e Plepave te non grates Salush
O veteran, po do vdesësh or i uruar me urrejtjen për ballistët. Akoma nuk e ke të qartë, se Balli Kombëtar ka qënë një parti socialdemokrate, udhëhiqej nga i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i Samiut e Naimit, të cilët për Shqipërinë siç thotë kënga "prishën gjithë pasurinë, një barrë Flori." Po balli ka qënë parti e majtë mor i mjerë dhe nuk e lidhi fatin e vëndit dhe të popullit me armiqtë shekullor të mëmëdheut. Nuk donte të përziheshin shumë në luftë, sepse nuk kishim fuqi të ndikonim në atë luftë me përmasa të hatashme, vetëm 800 mijë njerëz ishim dhe të varfër sa më s'bëhet. Çfarë i paska bërë balli këtij vëndi, po të krahasohet me atë që i bënë dhe po i bëjnë këtij populli komunistët dhe dhe bijtë e tyre sot? Po si t'a merr mëndja ty, o njeri i mirë, kishin pasuri Vrionasit, latifondistët më të mëdhenj të asaj kohe, krahasuar me pasurinë që kanë sot komunistët dhe pjellat e tyre si Berisha, Metaj, Rama, Veliaj, Gramoz Ruçi, Gjiknuri, Ahmetaj, Balluku, e sa e sa të tjerë? Pse si mendon ti, po të fitonte Balli do vidhte gjakun dhe djersën e fukarait Mit'hat Frashëri, Lef Nosi, Skënder Muço, Sejfi Protopapa, Bahri Omari e të tjerë? Thirrni o të uruar arsyes dhe lëreni urrejtjen e cila ka 80 vjet që u ka zënë sytë.Akoma nuk e keni kuptuar se na përçajnë për të vjedhur dhe sunduar mbi varfërinë tonë të përjetshme?